BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bm pjesa 6 f. 9
  • Jobi qëndron besnik

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jobi qëndron besnik
  • Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Material i ngjashëm
  • Jobi lartësoi emrin e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • «Nga integriteti im nuk do të heq dorë»
    Imitoni besimin e tyre
  • Pika kryesore nga libri i Jobit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Libri biblik numër 18​—Jobi
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Shih më tepër
Bibla: Cili është mesazhi i saj?
bm pjesa 6 f. 9
Jobi me flluska në trup

PJESA 6

Jobi qëndron besnik

Satanai vë në dyshim besnikërinë e Jobit ndaj Perëndisë Jehova; megjithatë, Jobi i qëndron besnik Jehovait

A DO t’i qëndrojë besnik Perëndisë ndonjë njeri nëse sprovohet deri aty ku s’mban më e nëse duket sikur bindja nuk i sjell ndonjë dobi materiale? Kjo pyetje u ngrit dhe mori përgjigje te një njeri me emrin Job (i njohur edhe si Ejub).

Ndërsa izraelitët ishin ende në Egjipt, Jobi, një i afërm i Abrahamit, jetonte në vendin që sot është Arabia. Ndërkohë, engjëjt në qiell u paraqitën para Perëndisë e me ta hyri edhe Satanai rebel. Para asamblesë qiellore, Jehovai shprehu sigurinë që kishte te shërbëtori besnik Job. Madje, tha se asnjeri tjetër s’ishte aq besnik sa Jobi. Por Satanai pohoi se Jobi i shërbente Perëndisë vetëm ngaqë ai e kishte bekuar e mbrojtur. Satanai pretendoi se po t’i hiqej gjithçka që kishte, Jobi do ta mallkonte Perëndinë.

Engjëjt të mbledhur para Perëndisë dhe Satanai është mes tyre

Perëndia e lejoi Satanain t’i hiqte Jobit pasurinë, fëmijët e në fund shëndetin. Ngaqë s’e dinte rolin e Satanait në këtë çështje, Jobi nuk arrinte ta kuptonte pse Perëndia lejoi t’i binin këto sprova. Megjithatë, kurrë nuk u kthye kundër Perëndisë.

Tre shokë të rremë shkuan të takonin Jobin. Në një seri fjalimesh që mbushin faqe të tëra të librit të Jobit, ata në mënyrë të gabuar u orvatën ta bindnin se Perëndia po e ndëshkonte për mëkate që kishte kryer fshehurazi. Madje pohuan se Perëndia as gjen kënaqësi te shërbëtorët e tij, as u beson. Jobi e hodhi poshtë arsyetimin e tyre të gabuar. Me besim, ai deklaroi se do të mbetej besnik deri në vdekje.

Por gabimi i Jobit ishte se u përqendrua tepër te shfajësimi i vetes. Elihu, që ishte më i ri se ata dhe e kishte dëgjuar gjithë debatin, u ngrit të fliste. Ai e qortoi Jobin ngaqë ky nuk e kuptoi se shfajësimi i sovranitetit të Perëndisë Jehova është shumë më i rëndësishëm se shfajësimi i çdo njeriu. Gjithashtu, Elihu qortoi rëndë shokët e rremë të Jobit.

Pastaj Jobit i foli vetë Perëndia Jehova, që ia ndreqi mënyrën e të menduarit. Duke përdorur mrekullitë e shumta të krijimit, i dha Jobit një mësim për t’i treguar sa i vogël është njeriu në krahasim me Perëndinë madhështor. Jobi e pranoi me përulësi ndreqjen nga Perëndia. Ngaqë Jehovai është «shumë i butë në përzemërsi dhe i mëshirshëm», ia ktheu shëndetin Jobit, i dha dyfishin e pasurisë së mëparshme dhe e bekoi me dhjetë fëmijë të tjerë. (Jakovi 5:11) Me besnikërinë e tij gjatë sprovave të rënda, Jobi iu përgjigj me sukses akuzës së Satanait se njerëzit nuk do t’i qëndrojnë besnikë Perëndisë po të vihen në provë.

—Bazuar në librin e Jobit.

  • Cilën akuzë ngriti Satanai për Jobin?

  • Çfarë erdhi si rezultat ngaqë Jobi qëndroi besnik ndaj Jehovait?

ÇËSHTJET JETËSORE

Me pohimin se Jobi, njeriu më i paqortueshëm e besnik mbi faqen e dheut në atë kohë, i shërbente Perëndisë Jehova vetëm për arsye egoiste, Satanai la të kuptohej se e njëjta gjë vlente për të gjitha krijesat me aftësi për të arsyetuar. Kështu ai ngriti dyshime për besnikërinë ose integritetin e njeriut ndaj Jehovait. Kjo është pjesë e çështjes kryesore që ngriti Satanai në Eden, domethënë nëse Jehovai e ushtron në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë sovranitetin e tij. Libri i Jobit tregon se të gjitha krijesat me aftësi për të arsyetuar mund të bëjnë pjesën e tyre për shfajësimin e sovranitetit të Jehovait duke i qëndruar besnike Atij.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo