BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bm pjesa 4 f. 7
  • Perëndia bën një besëlidhje me Abrahamin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Perëndia bën një besëlidhje me Abrahamin
  • Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Material i ngjashëm
  • Kush ishte Abrahami?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Jehovai e quajti ‘miku im’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Abrahami dhe Sara: Mund ta imitosh besimin e tyre!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Abrahami dhe Sara i binden Perëndisë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Bibla: Cili është mesazhi i saj?
bm pjesa 4 f. 7
Abrahami shikon yjet

PJESA 4

Perëndia bën një besëlidhje me Abrahamin

Abrahami i bindet me besim Perëndisë Jehova, që i premton se do ta bekojë e do t’i shtojë pasardhësit e tij

KISHIN kaluar rreth 350 vjet që nga Përmbytja e ditëve të Noesë. Patriarku Abraham (i njohur edhe si Ibrahim) jetonte në qytetin e begatë të Urit, aty ku sot ndodhet Iraku. Abrahami ishte njeri me besim të jashtëzakonshëm. Por tani besimi do t’i vihej në provë.

Jehovai i tha Abrahamit të largohej nga vendlindja e të shkonte në një vend të huaj, që siç e mori vesh më vonë, ishte Kanaani. Abrahami u bind pa ngurruar. Mori të shoqen Sarën (Sarenë), nipin Lotin (Lutin) dhe pjesëtarë të tjerë të familjes, e pas një udhëtimi të gjatë, nisi të banonte në tenda në Kanaan. Në një besëlidhje që bëri me Abrahamin, Jehovai i premtoi se do ta bënte një komb të madh, se gjithë familjet e tokës do të bekoheshin nëpërmjet tij dhe se pasardhësit e tij do të zotëronin vendin e Kanaanit.

Abrahami dhe Loti u begatuan dhe grumbulluan kope të mëdha delesh e gjedhësh. Me altruizëm, Abrahami e la Lotin të zgjidhte vendin që donte. Loti zgjodhi krahinën pjellore të lumit Jordan dhe u vendos me banim pranë qytetit të Sodomës. Por, burrat e Sodomës ishin imoralë, mëkatarë të mëdhenj kundër Jehovait.

Më vonë, Perëndia Jehova e siguroi përsëri Abrahamin se pasardhësit e tij do të bëheshin të shumtë si yjet e qiellit. Abrahami i besoi atij premtimi. Por Sara, gruaja e tij e dashur, ende s’kishte fëmijë. Pastaj, kur Abrahami ishte 99 vjeç dhe Sara po i afrohej të 90-ave, Perëndia u tha se do të bëheshin me djalë. Ai e mbajti fjalën dhe Sara lindi Isakun (Is-hakun). Abrahami pati edhe fëmijë të tjerë, por Çlirimtari i premtuar në Eden do të vinte nëpërmjet Isakut.

Ndërkohë, Loti dhe familja e tij jetonin në Sodomë, por ai njeri i drejtë nuk u bë si banorët imoralë të qytetit. Kur Jehovai vendosi të ekzekutonte gjykimin mbi Sodomën, dërgoi engjëj që ta paralajmëronin Lotin për shkatërrimin që do të vinte. Engjëjt i nxitën Lotin dhe familjen e tij të iknin nga Sodoma e të mos e kthenin kokën pas. Pastaj Perëndia bëri të binte zjarr e squfur mbi Sodomë e mbi Gomorrë, një qyteti i lig aty pranë, duke i shkatërruar të gjithë banorët. Loti dhe dy vajzat e tij shpëtuan, kurse e shoqja ktheu kokën pas, ndoshta duke parë me dëshirim gjërat që kishte lënë. Këtë mosbindje e pagoi me jetën e saj.

—Bazuar te Zanafilla 11:10–19:38.

  • Pse shkoi Abrahami në Kanaan?

  • Ç’besëlidhje bëri Jehovai me Abrahamin?

  • Pse i shkatërroi Jehovai Sodomën dhe Gomorrën?

NJË PERËNDI BESËLIDHJESH

Në kohët biblike, besëlidhja ishte një kontratë ose marrëveshje. Nëpërmjet një serie besëlidhjesh, që ishin premtime solemne, Jehovai zbuloi gradualisht se si do të përmbushej qëllimi i tij për Çlirimtarin e premtuar në Eden. Besëlidhja që bëri me Abrahamin, tregoi se i Premtuari do të vinte nga linja e tij gjenealogjike. Besëlidhje të mëvonshme do të hidhnin më tepër dritë mbi identitetin e Çlirimtarit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo