BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bm pjesa 3 f. 6
  • Njerëzimi mbijeton nga Përmbytja

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njerëzimi mbijeton nga Përmbytja
  • Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Material i ngjashëm
  • Perëndia «e ruajti bashkë me shtatë të tjerë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Ai «eci me Perëndinë e vërtetë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Përmbytja e madhe​—Cilët e dëgjuan Perëndinë dhe cilët jo?
    Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë
  • Ai «eci me perëndinë e vërtetë»
    Imitoni besimin e tyre
Shih më tepër
Bibla: Cili është mesazhi i saj?
bm pjesa 3 f. 6
Arka pluskon ndërsa ujërat e përmbytjes ngrihen dhe bie shi

PJESA 3

Njerëzimi mbijeton nga Përmbytja

Perëndia shkatërron një botë të ligë, por shpëton Noenë dhe familjen e tij

NDËRSA njerëzit shtoheshin, mëkati dhe ligësia u përhapën me të shpejtë në tokë. Profeti Enok (i njohur edhe si Idris), i vetmi shërbëtor i Perëndisë në atë kohë, paralajmëroi se një ditë Perëndia do t’i shkatërronte të paperëndishmit. Gjithsesi, ligësia mbizotëronte e madje sa vinte e bëhej edhe më keq. Disa engjëj u rebeluan kundër Jehovait, braktisën vendet e tyre të caktuara në qiell, zbritën në tokë me trupa njerëzorë e me lakmi morën për gra bijat e njerëzve. Nga ato lidhje të panatyrshme lindën pasardhës hibridë, gjigantë të dhunshëm të quajtur nefilimë, të cilët e shtuan dhunën dhe gjakderdhjen në tokë. Perëndia u lëndua thellë kur pa se krijesat e tij tokësore po rrënoheshin.

Pas vdekjes së Enokut, një njeri që la gjurmë mes asaj bote të ligë ishte Noeja. Ai me familjen u përpoqën të bënin ç’ishte e drejtë në sytë e Perëndisë. Kur Perëndia vendosi të shkatërronte të ligjtë e asaj bote, donte të mbronte Noenë dhe kafshët e tokës. Prandaj i tha të ndërtonte një arkë, një strukturë të stërmadhe drejtkëndëshe. Brenda saj do të ruheshin Noeja dhe familja e tij, bashkë me llojet e ndryshme të kafshëve, kur të vinte përmbytja globale. Noeja iu bind Perëndisë. Gjatë dhjetëvjeçarëve që ndërtoi arkën, Noeja ishte edhe ‘predikues i drejtësisë’. (2 Pjetrit 2:5) I paralajmëroi njerëzit për Përmbytjen që do të vinte, por ata s’ia vunë veshin. Erdhi koha që Noeja dhe familja e tij të hynin në arkë, bashkë me kafshët. Perëndia e mbylli derën e arkës. Pastaj nisi shiu.

Shiu ra me rrebesh për 40 ditë e 40 net derisa u përmbyt e gjithë toka. Të ligjtë u zhdukën. Muaj më vonë, ndërsa binte niveli i ujit, arka u ndal në një mal. Ata që ishin në arkë kaluan një vit të plotë brenda, derisa patën mundësi të dilnin në tokë të thatë. Në shenjë falënderimi, Noeja i bëri një flijim Jehovait. Perëndia u përgjigj duke e siguruar atë dhe familjen e tij se nuk do të sillte kurrë më një përmbytje që të zhdukte jetën nga faqja e dheut. Si garanci të dukshme, Jehovai dha ylberin, një përkujtues të këtij premtimi ngushëllues.

Pas Përmbytjes, Perëndia i dha njerëzimit edhe disa urdhërime të reja. I lejoi të hanin mishin e kafshëve, por u ndaloi të hanin gjakun. Gjithashtu, i urdhëroi pasardhësit e Noesë të shpërndaheshin në mbarë tokën, por disa prej tyre nuk u bindën. Njerëzit u bashkuan nën një udhëheqës, Nimrodin, dhe nisën të ndërtonin një kullë të madhe në qytetin e Babelit, që më vonë u quajt Babiloni. Synimi i tyre ishte të kundërshtonin urdhrin e Perëndisë për t’u shpërndarë në mbarë tokën. Por Perëndia ua prishi planet rebelëve duke u ngatërruar gjuhën. Më parë kishin një gjuhë të vetme, por tani nisën të flitnin në gjuhë të ndryshme. Meqë nuk komunikonin dot më, e braktisën projektin dhe u shpërndanë.

—Bazuar te Zanafilla, kapitujt 6 deri në 11; Juda 14, 15.

  • Si u përhap ligësia në tokë?

  • Si tregoi Noeja se ishte njeri besnik?

  • Për çfarë i ndaloi Perëndia njerëzit pas Përmbytjes?

ECËN ME PERËNDINË

Pjesa më e madhe e pasardhësve të Adamit dhe Evës e hodhën poshtë sundimin e Jehovait. Por kishte edhe përjashtime, duke nisur nga djali i tyre besnik, Abeli. Më vonë, edhe për Enokun e për Noenë u tha se ecën me Perëndinë, që nënkupton se ndoqën një rrugë që i pëlqeu Atij. (Zanafilla 5:22; 6:9) Një pjesë e mirë e tregimit biblik përqendrohet te burrat dhe gratë që po ashtu zgjodhën Perëndinë si Sundimtarin e tyre.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo