Ja një model—Hezekia
Hezekia ndodhet para një udhëkryqi. Ai është vetëm 25 vjeç dhe është mbret i Judës. Çfarë mbreti do të jetë? A do të lejojë të ndikohet nga shembulli i keq i të atit, mbretit Akaz? Derisa vdiq, Akazi mbeti një apostat i papenduar. Ai nxiti adhurimin pagan dhe arriti deri aty sa dogji në një altar pagan të paktën një nga vëllezërit e Hezekisë. (2 Kronikave 28:1-4) Megjithatë, Hezekia nuk lejon që hipokrizia e të atit ta largojë nga adhurimi i Jehovait dhe as të mendojë se është i destinuar të përsërisë gabimet e tij. Përkundrazi, qëndron «i lidhur ngushtë me Jehovain».—2 Mbretërve 18:6.
A të tall ndonjëri nga prindërit për besimin që ke te Jehovai? A është ai ose ajo rob i ndonjë vesi të keq ose abuzon me ty? Nëse po, s’është e thënë se do të përsërisësh gabimet e prindit. Hezekia nuk lejoi që e kaluara e shthurur e familjes t’i shkatërronte jetën. Faktikisht, ai u bë një mbret aq i mirë, sa «pas tij nuk pati asnjë si ai ndër gjithë mbretërit e Judës». (2 Mbretërve 18:5) Njësoj si Hezekia, edhe ti mund të kesh sukses në jetë, pavarësisht se ç’familje ke. Si mund ta arrish këtë? Duke qëndruar «i lidhur ngushtë me Jehovain».