BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bh f. 222-223
  • Si t’i konsiderojmë festat?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si t’i konsiderojmë festat?
  • Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Material i ngjashëm
  • Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk i festojnë disa festa?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Festat
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Pashkët apo Përkujtimin: Çfarë duhet të kremtosh?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • A i pëlqejnë Perëndisë të gjitha festat?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Çfarë mëson vërtet Bibla?
bh f. 222-223

SHTOJCA

Si t’i konsiderojmë festat?

BIBLA nuk është burimi nga kanë ardhur festat tradicionale, fetare ose jofetare, që bëhen në shumë pjesë të botës sot. Po atëherë, cila është origjina e tyre? Po të kesh mundësi të bësh kërkime në ndonjë bibliotekë, do të jetë me interes të shikosh çfarë thonë enciklopeditë për festat tradicionale të vendit ku jeton. Ja disa shembuj.

Pashkët (e krishterizmit). Siç thotë një enciklopedi, (The Encyclopædia Britannica), «asgjë në Besëlidhjen e Re nuk tregon se festoheshin Pashkët» e të ashtuquajturit krishterim. Po atëherë, si filloi kjo festë? Rrënjët i ka në adhurimin pagan. Ndonëse mendohet se kjo festë bëhet për të përkujtuar ringjalljen e Jezuit, zakonet që ndiqen në periudhën e Pashkëve nuk janë të krishtere. Për shembull, për «lepurin e Pashkëve» që përdoret në disa vende, një enciklopedi katolike (The Catholic Encyclopedia) thotë: «Lepuri është simbol pagan dhe gjithnjë ka qenë emblema e pjellorisë.»

Festa e Vitit të Ri. Data dhe zakonet e festës së Vitit të Ri ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Për origjinën e kësaj feste, një enciklopedi (The World Book Encyclopedia) thotë: «Sundimtari romak Jul Cezari e përcaktoi 1 janarin si ditën e Vitit të Ri në vitin 46 të e.s. Romakët ia kushtuan këtë ditë Janusit, perëndisë së portave, hyrjeve dhe fillimeve. Muajin e janarit e quajtën kështu për nder të Janusit, i cili kishte dy fytyra: njëra e drejtuar nga e kaluara e tjetra nga e ardhmja.» Pra, festa e Vitit të Ri bazohet në zakone pagane.

Hallouini. Një enciklopedi (The Encyclopedia Americana) thotë: «Elementet përbërëse të zakoneve të Hallouinit i gjejmë në një ceremoni druide [klasa priftërore e lashtë kelte] të kohëve para krishterimit. Keltët kishin festa për dy perëndi kryesore, perëndinë diell dhe perëndinë e të vdekurve, festa e të cilit mbahej më 1 nëntor, që ishte fillimi i vitit të ri për keltët. Festa e të vdekurve dalëngadalë u shndërrua në një rit të krishterë.»

Festat e tjera. Nuk është e mundur të merren në shqyrtim të gjitha festat që bëhen në mbarë botën. Megjithatë, festat që ngrenë lart njerëz ose organizata njerëzore nuk janë të pranueshme për Jehovain. (Jeremia 17:​5-7; Veprat 10:​25, 26) Gjithashtu, duhet mbajtur mend se origjina e festave fetare është me rëndësi, pasi përcakton nëse i pëlqejnë apo jo Perëndisë. (Isaia 52:11; Zbulesa 18:4) Parimet biblike që janë përmendur në kapitullin e 16-të të këtij libri, do të të ndihmojnë të kuptosh se si e sheh Perëndia pjesëmarrjen në festat me karakter jofetar.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo