BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • dg pjesa 5 f. 10-12
  • Dhurata e mrekullueshme e vullnetit të lirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dhurata e mrekullueshme e vullnetit të lirë
  • A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Si jemi krijuar
  • Një fillim i shkëlqyer
  • Liri brenda kufijve
  • Ligjeve të kujt?
  • Çmoje si thesar dhuratën e vullnetit të lirë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Liria që gëzojnë adhuruesit e Jehovait
    Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
  • Udha drejt lirisë së vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Lejimit të vuajtjeve nga Perëndia po i afrohet fundi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?
dg pjesa 5 f. 10-12

Pjesa 5

Dhurata e mrekullueshme e vullnetit të lirë

1, 2. Cila dhuratë e mrekullueshme është pjesë e ndërtimit tonë?

PËR të kutuar se përse Perëndia i lejoi vuajtjet dhe se çfarë do të bëjë në lidhje me këtë, duhet të kuptojmë se si ai na krijoi. Bëri diçka më shumë sesa krijimi me një trup dhe një tru. Ai na krijoi edhe me cilësi të veçanta mendore dhe emocionale.

2 Një pjesë themelore e përbërjes sonë mendore dhe emocionale, është vullneti i lirë. Po, Perëndia rrënjosi tek ne aftësinë e lirisë së zgjedhjes. Ishte me të vërtetë një dhuratë e mrekullueshme nga ana e tij.

Si jemi krijuar

3-5. Përse duhet ta çmojmë vullnetin e lirë?

3 Le të shikojmë se si vullneti i lirë përfshihet në lejimin e vuajtjeve. Sa për të filluar, mendo rreth kësaj: A e çmon lirinë për të zgjedhur se çfarë do të bësh e do të thuash, çfarë do të hash e do të veshësh, ç’punë do të bësh dhe ku e si do të jetosh? Apo dëshiron që dikush të të diktojë çdo fjalë dhe çdo veprim në çdo moment të jetës tënde?

4 Asnjë njeri normal nuk dëshiron që jeta e vet të dalë plotësisht jashtë kontrollit të tij. Përse jo? Për shkak të mënyrës në të cilën Perëndia na ka krijuar. Bibla na tregon se Perëndia e krijoi njeriun sipas «shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së tij» dhe një nga cilësitë që vetë Perëndia ka, është liria e zgjedhjes. (Zanafilla 1:26; Ligji i përtërirë 7:6) Kur krijoi njerëzit, ai u dha atyre të njëjtën cilësi të mrekullueshme​—dhuratën e vullnetit të lirë. Kjo është dhe një nga arsyet se përse na duket e padurueshme që të jemi skllevër të sundimtarëve shtypës.

5 Kështu, dëshira për liri nuk është e rastësishme, sepse Perëndia është një Perëndi i lirisë. Bibla thotë: «Ku është fryma e Jehovait, atje është liria.» (2. Korintasve 3:17, BR) Prandaj, Perëndia na ka dhënë vullnetin e lirë si pjesë të ndërtimit tonë. Meqë ai e dinte mënyrën se si do të punonin mendimet dhe ndjenjat tona, e dinte gjithashtu se do të ishim më të lumtur duke pasur vullnet të lirë.

6. Në ç’mënyrë truri ynë është krijuar nga Perëndia për të vepruar në harmoni me vullnetin e lirë?

6 Bashkë me dhuratën e vullnetit të lirë, Perëndia na dha aftësinë për të menduar, për t’i peshuar gjërat, për të marrë vendime dhe për të dalluar të drejtën nga e gabuara. (Hebrenjve 5:14) Kështu pra, vullneti i lirë duhej të bazohej në zgjedhje të mençura. Nuk u krijuam si robotë, të privuar nga zgjuarsia dhe pa një vullnet tonin. Dhe as jemi krijuar si kafshët për të vepruar nga instikti. Përkundrazi, truri ynë i mrekullueshëm u projektua për të vepruar në harmoni me lirinë e zgjedhjes.

Një fillim i shkëlqyer

7, 8. Cilin fillim të mrekullueshëm u dha Perëndia prindërve tanë të parë?

7 Për të treguar se sa i kujdesshëm ishte Perëndia, bashkë me dhuratën e vullnetit të lirë u dha prindërve tanë të parë, Adamit dhe Evës, çdo gjë që çdokush me arsye mund të dojë. U vendosën në një kopsht të madh parajsor. Kishin bollëk të mirash materiale. Kishin mendje dhe trup të përsosur, prandaj nuk do të ishin plakur, nuk do të sëmureshin dhe nuk do të vdisnin​—do të mund të jetonin përgjithmonë. Do të kishin fëmijë të përsosur, të cilët gjithashtu do të kishin një të ardhme përherë të lumtur. Familja njerëzore do të kishte një punë mjaft të këndshme që me kalimin e kohës do ta transformonte mbarë tokën në një parajsë.​—Zanafilla 1:26-30; 2:15.

8 Lidhur me atë që ishte vënë në dispozicion të tyre, Bibla tregon: «Perëndia pa çdo gjë që kishte bërë dhe ja, ishte shumë e mirë.» (Zanafilla 1:31, BR) Bibla thotë gjithashtu për Perëndinë: «E përsosur është vepra e tij.» (Ligji i përtërirë 32:4, BR) Po, Krijuesi i dha familjes njerëzore një fillim të shkëlqyer. Nuk do të mund të kishte qenë më mirë. Ç’Perëndi i dashur ka treguar se është!

Liri brenda kufijve

9, 10. Përse vullneti i lirë duhet ndrequr siç duhet?

9 Megjithatë, a ishte vallë pa kufij qëllimi i Perëndisë për vullnet të lirë? Përfytyro një qytet me qarkullim të dendur, pa asnjë ligj për rregullat e qarkullimit, ku secili mund të ecë me makinë në çdo drejtim dhe me çdo shpejtësi. A do të dëshiroje të ecje me makinë në kushte të tilla? Jo, një gjë e tillë do të ishte anarki trafiku dhe sigurisht do të çonte në shumë aksidente.

10 E njëjta gjë vlen edhe për dhuratën e vullnetit të lirë nga Perëndia. Liria e pakufizuar do të thotë anarki për shoqërinë. Duhet të ketë ligje për të udhëhequr aktivitetin njerëzor. Fjala e Perëndisë thotë: «Tregohuni si njerëz të çliruar nga Mesia dhe mos e shpërdoreni lirinë tuaj për të justifikuar një jetë të shthurur.» (1. Pjetrit 2:16, ECM) Perëndia do që përdorimi i vullnetit të lirë të shërbejë për të mirën e të gjithëve. Ai kishte për qëllim që të kishim jo liri absolute, por liri relative, të nënshtruar ndaj autoritetit të ligjit.

Ligjeve të kujt?

11. Jemi krijuar për t’iu bindur ligjeve të kujt?

11 Jemi krijuar për t’iu bindur ligjeve të kujt? Pjesa tjetër e shkrimit në 1. Pjetrit 2:16, deklaron: «Nuk jeni skllevër të askujt përveç të Perëndisë.» (Jerusalem Bible) Kjo nuk do të thotë një skllavëri shtypëse, por, në vend të kësaj do të thotë se jemi projektuar për të qenë të lumtur nëse i nënshtrohemi ligjeve të Perëndisë. (Mateu 22:35-40) Ligjet e tij, më shumë se çdo ligj tjetër i sajuar nga njerëzit, siguron udhëheqjen më të mirë. «Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh.»​—Isaia 48:17, Dio.

12. Cilën liri zjedhjeje kemi brenda ligjeve të Perëndisë?

12 Në të njëjtën kohë, ligjet e Perëndisë na japin liri të madhe zgjedhjeje brenda kufijve të tyre. Kjo sjell shumëllojshmëri dhe e bën familjen njerëzore të lumtur. Mendo për llojet e ndryshme të ushqimit, veshjes, muzikës, artit dhe shtëpive në mbarë botën. Me siguri preferojmë të vendosim vetë në lidhje me çështje të tilla, në vend se të lemë që një tjetër person të vendosë për ne.

13. Cilave ligjeve fizike duhet t’u bindemi për të mirën tonë?

13 Kështu, jemi krijuar për të qenë plotësisht të lumtur, nëse u nënshtrohemi ligjeve të Perëndisë për sjelljen e njerëzve. Ngjashëm është edhe me nënshtrimin ndaj ligjeve fizike të vendosura nga Perëndia. Për shembull, nëse nuk do të përfillnim ligjin e rëndesës dhe të hidheshim nga një vend i lartë, do të dëmtoheshim ose do të vriteshim. Nëse nuk do të përfillnim ligjet e brendshme të trupit tonë dhe nuk do të hanim ushqim, nuk do të pinim ujë ose nuk do të thithnim ajër, do të vdisnim.

14. Si e dimë se njerëzit nuk u krijuan për të qenë të pavarur nga Perëndia?

14 Natyrisht, siç u krijuam me nevojën për t’iu nënshtruar ligjeve fizike të Perëndisë, u krijuam dhe me nevojën për t’iu nënshtruar ligjeve morale dhe shoqërore të tij. (Mateu 4:4) Njerëzit nuk u krijuan për të qenë të pavarur nga Krijuesi i tyre dhe të kishin sukses. Profeti Jeremia tha: «Nuk i përket njeriut i cili ecën të drejtojë hapat e tij. Më korrigjo, O Jehova.» (Jeremia 10:23, 24, BR) Kështu, nga çdo anë, njerëzit u krijuan për të jetuar nën sundimin e Perëndisë dhe jo për të qenë të pavarur.

15. A ishin një peshë e rëndë për Adamin dhe Evën ligjet e Perëndisë?

15 Bindja ndaj ligjeve të Perëndisë s’duhet të ketë qenë e vështirë për prindërit tanë të parë. Përkundrazi, do të kontribuonte në mirëqenien e tyre dhe të mbarë familjes njerëzore. Nëse çifti i parë do të kishte qëndruar brenda kufijve të ligjeve të Perëndisë, gjithçka do të shkonte mirë. Në fakt, tani do të mund të jetonim në një parajsë të mrekullueshme kënaqësish si një familje njerëzore e dashur dhe e bashkuar! Atje nuk do të ekzistonin ligësia, vuajtjet dhe vdekja.

[Figura në faqen 11]

Krijuesi u dha njerëzve një fillim të përkryer

[Figura në faqen 12]

A do të dëshiroje të ecje me makinë në një trafik të dendur, nëse nuk do të ekzistonin ligje për rregullat e qarkullimit?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo