BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • my tregimi 24
  • Jozefi vë në provë vëllezërit e tij

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jozefi vë në provë vëllezërit e tij
  • Libri im i tregimeve biblike
  • Material i ngjashëm
  • Jehovai nuk e harron Jozefin
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • «Mos jam gjë Perëndia unë?»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Vëllezërit e urrejnë Jozefin
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Libri im i tregimeve biblike
my tregimi 24
Shërbëtorët gjejnë kupën e Jozefit në çantën e njërit prej vëllezërve të tij

TREGIMI 24

Jozefi vë në provë vëllezërit e tij

JOZEFI dëshiron të dijë nëse 10 vëllezërit e tij janë akoma të ashpër dhe të këqij. Prandaj u thotë: ‘Ju jeni spiunë. Keni ardhur të zbuloni pikën e dobët të vendit tonë.’

—Jo, nuk jemi spiunë,—​thonë ata.​—Jemi njerëz të ndershëm. Jemi të gjithë vëllezër. Ishim 12, por një vëlla nuk është më, kurse më i vogli është në shtëpi me babanë.

Jozefi bën sikur nuk i beson. Ai mban në burg vëllanë me emrin Simeon dhe i lë të tjerët të marrin ushqime e të shkojnë në shtëpi. Por u thotë: ‘Kur të ktheheni, duhet të sillni me vete vëllanë tuaj të vogël.’

Kur kthehen në shtëpi në Kanaan, vëllezërit i tregojnë babait, Jakobit, gjithçka që ndodhi. Jakobi është shumë i trishtuar. ‘Jozefi nuk është më,​—thotë duke qarë,—​dhe tani Simeoni nuk është më. Nuk do t’ju lë të më merrni djalin e vogël, Beniaminin.’ Por, kur ushqimi po mbarohet, Jakobi është i detyruar t’i lejojë që ta çojnë Beniaminin në Egjipt për të marrë ushqim përsëri.

Tani Jozefi shikon vëllezërit që po vijnë. Ai është shumë i lumtur që shikon vëllanë e tij të vogël, Beniaminin. Natyrisht, asnjëri prej tyre nuk e di se ky njeri i rëndësishëm është Jozefi. Jozefi tani bën diçka për t’i vënë në provë 10 vëllezërit.

I urdhëron shërbëtorët e tij që t’ua mbushin të gjitha çantat me ushqime. Por, pa e ditur ata, urdhëron që të futin në çantën e Beniaminit kupën e tij të veçantë prej argjendi. Pasi ata largohen dhe bëjnë një copë rrugë, Jozefi dërgon shërbëtorët e tij pas tyre. Kur i arrijnë, shërbëtorët u thonë: ‘Pse keni vjedhur kupën prej argjendi të zotërisë sonë?’

—Ne nuk e kemi vjedhur kupën e tij,—​thonë të gjithë vëllezërit.​—Po ta gjeni kupën te ndonjë prej nesh, ai njeri le të vritet.

Atëherë shërbëtorët kërkojnë nëpër të gjitha çantat dhe e gjejnë kupën në çantën e Beniaminit, siç mund ta shohësh në figurë. Shërbëtorët thonë: ‘Të tjerët mund të shkojnë, por Beniamini duhet të vijë me ne.’ Çfarë do të bëjnë tani 10 vëllezërit e tjerë?

Kthehen të gjithë bashkë me Beniaminin në shtëpinë e Jozefit. Jozefi u thotë vëllezërve: ‘Ju mund të shkoni të gjithë në shtëpi, por Beniamini duhet të qëndrojë këtu si skllavi im.’

Juda tani merr guxim dhe thotë: ‘Në qoftë se kthehem në shtëpi pa djalin, babai im do të vdesë, sepse ai e do shumë. Prandaj, ju lutem, më mbani mua këtu si skllavin tuaj, por le të shkojë djali në shtëpi.’

Jozefi e kupton se vëllezërit e tij kanë ndryshuar. Nuk janë më të ashpër dhe të këqij. Le të shohim çfarë bën Jozefi tani.

Zanafilla 42:9-38; 43:1-34; 44:1-34.

Pyetje për studim

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo