BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g18 nr. 2 f. 8
  • 5—Komunikimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 5—Komunikimi
  • Zgjohuni!—2018
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË DO TË THOTË
  • PSE KA RËNDËSI
  • Ç’MUND TË BËSH
  • Prindër, fëmijë—Komunikoni me dashuri!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Puno që ta ruash familjen tënde për në botën e re të Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • 8—Shembulli
    Zgjohuni!—2018
  • Sfidat e shumta të prindërve të vetëm
    Zgjohuni!—2002
Shih më tepër
Zgjohuni!—2018
g18 nr. 2 f. 8
Prindër duke ecur në urë për të takuar vajzën

Komunikimi është ura që ju mban të lidhur me fëmijët tuaj

PËR PRINDËRIT

5—Komunikimi

ÇFARË DO TË THOTË

Komunikimi i vërtetë ndodh kur bashkë me fëmijët ndani mendimet dhe ndjenjat.

PSE KA RËNDËSI

Komunikimi mund të bëhet veçanërisht sfidues me adoleshentët. Ndoshta jo shumë kohë më parë, fëmija ta hapte kollaj derën e zemrës. Por tani duhet të presësh jashtë, me sytë nga dera. Pavarësisht sa herë troket, me raste kjo derë nuk të hapet. Edhe kur duket sikur fëmija nuk ka qejf të flasë, pikërisht atëherë ka më shumë nevojë për të biseduar.

Ç’MUND TË BËSH

Ji i gatshëm të flasësh kur fëmija do. Bëje këtë edhe nëse duhet të bisedoni natën vonë.

«Mbase të vjen t’i thuash: ‘Tani e gjete të flasësh?! A s’ishim bashkë gjithë ditën e ditës?’ Por, si mund të ankohemi kur fëmija do që të na hapë zemrën? A nuk e shpreson këtë çdo prind?»—Liza.

«Preferoj të mos fle tepër vonë, por disa nga bisedat më të bukura me fëmijët e mi adoleshentë kanë qenë pas mesnate.»—Herberti.

PARIMI BIBLIK: «Secili të vazhdojë të kërkojë jo interesin e vet, por atë të tjetrit.»—1 Korintasve 10:24.

Mos u shpërqendro. Një baba pranon: «Ndonjëherë, ndërkohë që fëmijët po më flasin, mendja më fluturon diku tjetër. Por atyre nuk ua hedh dot.»

Nëse të ndodh e njëjta gjë, fike televizorin dhe lëri mënjanë të gjitha pajisjet elektronike. Përqendrohu tek ajo që po të thotë fëmija dhe kushtoji vëmendje të plotë shqetësimit të tij, pavarësisht sa i parëndësishëm mund të të duket.

«Duhet t’i sigurojmë fëmijët se ndjenjat e tyre janë të çmuara për ne. Nëse ata mendojnë ndryshe, do të mbyllen në vetvete ose do të kërkojnë ndihmë diku tjetër.»—Miranda.

«Mos e dramatizo situatën, edhe nëse mendimi i fëmijës është i gabuar.»—Antoni.

PARIMI BIBLIK: «Kushtoni vëmendje si dëgjoni.»—Luka 8:18.

Shfrytëzo rrethanat e përditshme. Ndonjëherë fëmijët e kanë më të lehtë të shprehen kur nuk ulen ballë për ballë me prindërit.

«Shfrytëzojmë rastet kur udhëtojmë me makinë. Duke mos qenë përballë njëri-tjetrit, kemi bërë biseda të kënaqshme.»—Nikola.

Vaktet janë një tjetër mundësi për biseda spontane.

«Në darkë secili prej nesh tregon gjënë më të keqe e më të mirë që i ka ndodhur gjatë ditës. Ky zakon na lidh me njëri-tjetrin e na ndihmon të kuptojmë se nuk jemi vetëm para vështirësive.»—Robini.

PARIMI BIBLIK: ‘Ji i shpejtë për të dëgjuar, mos u nxito për të folur.’—Jakovi 1:19.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo