BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/11 f. 14-15
  • Tingatinga​—Arti që të bën të buzëqeshësh

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Tingatinga​—Arti që të bën të buzëqeshësh
  • Zgjohuni!—2011
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Burimi i frymëzimit
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2011
  • A mund t’i afrohemi një Perëndie të padukshëm?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Diçka më e qëndrueshme se arti
    Zgjohuni!—2007
  • Gjenden ata që nuk gjendeshin kollaj
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
Shih më tepër
Zgjohuni!—2011
g 11/11 f. 14-15

Tingatinga​—Arti që të bën të buzëqeshësh

«TINGATINGA na tregon si ta shohim botën me shpirtin fëminor brenda nesh. Është një art gazmor, zbavitës dhe shumëngjyrësh»,—shkruan Daniel Augusta, administrues i Shoqatës së Kooperuar të Artit Tingatinga. Ky art pasqyron Afrikën, botën e kafshëve dhe kulturën e saj, veçanërisht atë të Tanzanisë, djepit të këtij arti.

Stili Tingatinga e ka marrë emrin nga ideatori i saj, Eduard Said Tingatinga, lindur në vitin 1932. Gjatë fëmijërisë, peizazhi dhe kafshët e egra përreth fshatit të tij, në jug të Tanzanisë, me sa duket i lanë mbresa të thella. Kur ishte në mes të të 20-ave, ai iku nga shtëpia për të kërkuar punë dhe një jetë më të mirë. Më vonë, u transferua në kryeqytetin e Tanzanisë, Dar-es-Salam, dhe gjeti punë si bahçevan. Gjatë mbrëmjeve, Eduardi e shprehte talentin artistik duke luajtur muzikë dhe duke kërcyer, madje u bë i njohur si interpretues i zoti.

Viti 1968 shënoi një pikë kthese në jetën e tij. Ai filloi një punë si rojë pavijoni në spitalin shtetëror Muhimbili të Dar-es-Salamit. Atje gjeti kohë t’i shprehte kujtimet e gjalla dhe mbresat e fëmijërisë në një stil artistik të vetin. Kështu lindi arti Tingatinga. Eduardi nuk kishte mundësi të blinte penela, bojëra, pigmente dhe vegla të tjera të posaçme për të pikturuar. Kështu përdori materiale që çdokush mund t’i blinte në një dyqan materialesh ndërtimi. Për shembull, për bojë përdori smaltin që lyheshin biçikletat dhe për «kanavacë» përdori copa kompensate që nga njëra anë ishin të lëmuara dhe me lustër, të përkryera për të pikturuar imazhe vezulluese.

Stili i pikturës së Eduardit ishte i thjeshtë. Përdorte një ose dy ngjyra për sfondin dhe më pas e mbushte kuadrin vetëm me një figurë—një kafshë afrikane me ngjyra të ndezura dhe si njëfarë karikature. Nuk i shtonte asgjë tjetër sfondit.

Eduardi lejonte ta shihnin tek pikturonte vetëm pak miq e të afërm. Shpejt disa prej tyre u bënë «studentë» të tij dhe stili i pikturës që krijoi, filloi të përhapej.

Që nga vepra e parë, arti Tingatinga ka përdorur ngjyra të forta dhe figura të thjeshta me konture që bien në sy. Megjithatë, me kalimin e viteve, ky stil është përpunuar, duke shtuar elemente e figura të tjera në çdo vepër. Në fakt, disa artistë i mbushin pikturat me njerëz, kafshë dhe lloj-lloj objektesh.

Burimi i frymëzimit

Arti Tingatinga ka një burim të pashtershëm frymëzimi​—faunën dhe florën e larmishme afrikane: antilopa, buaj, elefantë, gjirafa, hipopotamë, luanë, majmunë, zebra e kafshë të tjera, si edhe lule, pemë, zogj e peshq—​sidomos ato me ngjyra të feksura. Një sfond i parapëlqyer është Kilimanxharo, mali më i lartë në Afrikë që ndodhet në verilindje të Tanzanisë.

Tingatinga moderne përpiqet të pasqyrojë edhe veçoritë e afrikanëve dhe kulturën e tyre. Një vepër mund të paraqitë një ditë në një pazar plot gjallëri, një vizitë në një spital ose thjesht jetën e përditshme në fshat.

Që në zanafillë, arti Tingatinga u ka dhënë afrikanëve të talentuar një mundësi për t’u shprehur dhe në të njëjtën kohë u ka siguruar të ardhura shtesë aq të mirëpritura. Në fakt, artistët Tingatinga kanë formuar një shoqatë piktorësh me qendër në Dar-es-Salam. Madje, disa vazhdojnë traditën e pikturimit me smalt biçikletash. Sikur Eduard Tingatinga të ishte gjallë (ai vdiq në vitin 1972), patjetër do të buzëqeshte po të shihte sa i famshëm është bërë arti që shpiku ai.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo