BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/09 f. 6-9
  • Ndihmë nga ‘Perëndia i ngushëllimit’

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndihmë nga ‘Perëndia i ngushëllimit’
  • Zgjohuni!—2009
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kurrë më depresion!
  • Ngushëllim për të dëshpëruarit
    Ngushëllim për të dëshpëruarit
  • A mund të më ndihmojë Bibla kur jam i dëshpëruar?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Përse jam kaq i dëshpëruar?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
  • Si mund të jepni ndihmë?
    Zgjohuni!—2001
Shih më tepër
Zgjohuni!—2009
g 7/09 f. 6-9

Ndihmë nga ‘Perëndia i ngushëllimit’

MBRETI DAVID ishte njeri që përjetoi shumë angështi e ‘mendime që e turbullonin’. Prapëseprapë, kurrë nuk dyshoi se Krijuesi na kupton në gjithçka. Davidi shkroi: «O Jehova, ti më ke hetuar fund e krye dhe më njeh. Ti e di kur ulem e kur ngrihem, shqyrton nga larg çdo mendim timin. Pa e nxjerrë ende gjuha ime fjalën, ti, o Jehova, di gjithçka.»​—Psalmi 139:1, 2, 4, 23.

Edhe ne mund të jemi të sigurt se Krijuesi ynë na kupton ne dhe ndikimin ligështues që mund të ketë depresioni në mendjen dhe trupin tonë të papërsosur. Ai e di çfarë e shkakton depresionin dhe si ta përballojmë sa më mirë të jetë e mundur në rrethanat e sotme. Për më tepër, ai ka treguar si do ta zhdukë përgjithmonë depresionin. E kush mund të na ndihmojë më shumë se Perëndia ynë i dhembshur «që ngushëllon të përvuajturit»?!​—2 Korintasve 7:6.

Por, ata që vuajnë nga depresioni mund të pyesin si mund t’i ndihmojë Perëndia kur kanë ndjenja të trazuara.

A mund t’i afrohet Perëndisë kush vuan nga depresioni?

Perëndia u qëndron kaq afër shërbëtorëve të tij me depresion, sa është sikur të banojë bashkë me ‘të dërrmuarin dhe të përvuajturin në frymë, që të rigjallërojë frymën e të përvuajturve dhe zemrën e të dërrmuarve’. (Isaia 57:15) Sa ngushëlluese është të dimë se «Jehovai u rri pranë zemërthyerve, dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërrmuar»!​—Psalmi 34:18.

Si mund të marrë ngushëllim nga Perëndia kush vuan nga depresioni?

Në çdo çast të ditës, adhuruesit e Perëndisë mund t’i afrohen ‘Dëgjuesit të lutjes’, i cili mund të na ndihmojë të përballojmë ndjenjat dhe rrethanat e ankthshme. (Psalmi 65:2) Bibla na nxit t’ia zbrazim zemrën atij: «Mos jini në ankth për asgjë, por për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime. Kështu paqja e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim, do të ruajë zemrën dhe fuqitë tuaja mendore me anë të Krishtit Jezu.»​—Filipianëve 4:6, 7.

Po sikur ndjenjat e pavlefshmërisë të na bëjnë të mendojmë se lutjet tona nuk dëgjohen?

Si pasojë e depresionit, mund të nxjerrim përfundimin se përpjekjet tona për t’i pëlqyer Perëndisë nuk mjaftojnë. Megjithatë, Ati ynë qiellor i kupton ndjenjat tona të brishta «dhe nuk harron që jemi pluhur». (Psalmi 103:14) Edhe «po të na dënojë zemra», ne mund ‘ta bindim zemrën tonë’ se «Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe njeh çdo gjë». (1 Gjonit 3:19, 20, Diodati i Ri) Prandaj, gjatë lutjes mund të përdorësh shprehje që i ke lexuar në vargje biblike, si: Psalmi 9:9, 10; 10:12, 14, 17; dhe 25:17.

Po sikur të jemi tepër të turbulluar sa nuk e shprehim dot ç’ndiejmë?

Kur emocionet e dhembshme bëhen kaq mbytëse sa është e vështirë të lidhësh fjalët, mos u dorëzo! Vazhdo ta kërkosh ‘Atin e mëshirave të buta dhe Perëndinë e çdo ngushëllimi’, duke e ditur se ai i kupton ndjenjat dhe nevojat e tua. (2 Korintasve 1:3) Maria e përmendur më parë në këtë seri, thotë: «Ndonjëherë, kur jam shumë e turbulluar, nuk di për çfarë të lutem. Por e di se Perëndia më kupton dhe më ndihmon.»

Si u përgjigjet Perëndia lutjeve tona?

Bibla nuk lë të kuptohet se Perëndia do të na i heqë të gjitha vështirësitë tani. Gjithsesi, Perëndia na jep forcën për të përballuar «çdo gjë», edhe depresionin. (Filipianëve 4:13) Martina pohon: «Kur më filloi depresioni, i lutesha Jehovait të më shëronte menjëherë, sepse mendoja se nuk do të rezistoja dot më. Tani jam e kënaqur që lutem çdo ditë për forcë.»

Shkrimet janë burim jetësor i forcës që vjen nga Perëndia për të ndihmuar kë vuan nga depresioni që ta përballojë. Sara, e cila ka 35 vjet që lufton me depresionin, e provoi vetë sa e vlefshme është ta lexosh Biblën çdo ditë. Ajo tregon: «E vlerësoj sinqerisht atë që ka bërë mjekësia për mua. Por mbi gjithçka, kuptoj sa vlerë ka nga ana shpirtërore dhe praktike leximi i Fjalës së Perëndisë. E kam bërë zakon leximin e saj.»

Kurrë më depresion!

Kur Jezu Krishti ishte në tokë, tregoi fuqinë që i kishte dhënë Perëndia për të shëruar sëmundje të dhembshme. Jezui mezi priste t’i lehtësonte njerëzit që vuanin nga sëmundje të mundimshme. Për më tepër, ai vetë e dinte sa ligështi sjellin ndjenjat pikëlluese. Natën para se të përjetonte një vdekje të dhembshme, «me klithma të forta dhe lot, Krishti i bëri përgjërime dhe kërkesa Atij që ishte në gjendje ta shpëtonte nga vdekja». (Hebrenjve 5:7) Ndonëse për Jezuin në atë kohë ishte tejet e mundimshme, sot ne nxjerrim dobi, pasi ai e di si ndihemi dhe «është në gjendje t’u vijë në ndihmë atyre që po vihen në provë».​—Hebrenjve 2:18; 1 Gjonit 2:1, 2.

Bibla zbulon se Perëndia ka si qëllim të zhdukë të gjitha rrethanat shqetësuese që nxitin depresionin. Ai premton: «Unë po krijoj qiej të rinj dhe një tokë të re. Gjërat e mëparshme nuk do të vijnë më në mendje dhe as do të zgjohen më në zemër. Por ju ngazëlloni e jini gjithmonë të gëzuar për atë që krijoj.» (Isaia 65:17, 18) ‘Qiejt e rinj’, Mbretëria e Perëndisë, do t’i japë ‘tokës së re’, shoqërisë me njerëz të drejtë në tokë, një shëndet të përsosur fizik, emocional dhe frymor. Të gjitha sëmundjet do të zhduken një herë e mirë.

«Nga njëra prej gropave më të thella, thirra emrin tënd, o Jehova! Dëgjoma zërin! Mos i mbyll veshët kur të kërkoj lehtësim dhe kur të thërras për ndihmë. Ditën që të thirra, u afrove dhe më the: ‘Mos ki frikë!’»​—Vajtimet 3:55-57

‘T’U FLITNI NË MËNYRË NGUSHËLLUESE TË DËSHPËRUARVE’

Kur depresioni dhe ndjenjat e pavlefshmërisë bëhen të padurueshme për Barbarën, ajo dhe i shoqi i telefonojnë Zherardit, një miku të familjes që është mbikëqyrës i krishterë. Ai gjithnjë dëgjon me durim teksa Barbara s’i mban dot ngashërimat dhe përsërit po ato mendime torturuese që ia ka thënë edhe herë të tjera.

Zherardi ka mësuar të dëgjojë pa qenë gjykues, debatues a qortues. (Jakovi 1:19) Siç këshillon Bibla, ka mësuar ‘t’u flasë në mënyrë ngushëlluese të dëshpëruarve’. (1 Selanikasve 5:14) Me durim, e siguron Barbarën se është shumë e çmuar për Perëndinë Jehova, për familjen dhe miqtë e saj. Zakonisht i lexon një ose dy pjesë ngushëlluese nga Bibla, ndonëse disa prej tyre ia ka lexuar edhe më parë. Pastaj, nuk harron t’i ftojë që të bëjë një lutje bashkë me të dhe të shoqin nëpërmjet telefonit. Kjo e ngushëllon gjithnjë çiftin.​—Jakovi 5:14, 15.

Zherardi e pranon që nuk është mjek dhe kurrë nuk përpiqet të marrë përsipër rolin e mjekëve të Barbarës. Sidoqoftë, e plotëson kurën e saj mjekësore me diçka që pak mjekë mund t’ia japin: me shkrime ngushëlluese dhe lutje që i japin zemër.

Që ‘t’u flasësh në mënyrë ngushëlluese të dëshpëruarve’

Mund të thuash: «Kam menduar për ty. E di që nganjëherë nuk ndihesh dhe aq mirë. Si ke qenë kohët e fundit?»

Mbaj parasysh: Fol sinqerisht dhe dëgjo me dhembshuri, edhe sikur personi me depresion të thotë po ato gjëra që të ka thënë herë tjetër.

Mund të thuash: «Habitem kur shoh gjërat që bën (ose «më bën përshtypje kur shoh cilësitë e krishtere që shfaq»), megjithëse ke probleme shëndetësore. Mbase do të doje të bëje më shumë, por Jehovai të do dhe të vlerëson, po kështu edhe ne.»

Mbaj parasysh: Ji i dhembshur dhe dashamirës.

Mund të thuash: «Gjeta këtë shkrim inkurajues» ose «mendova për ty kur lexova prapë këtë shkrim biblik që më pëlqen shumë». Pastaj lexoja ose thuaja vetë vargun.

Mbaj parasysh: Mos përdor një ton sikur po i bën moral.

Ngushëllim nga Shkrimet

Lorenës i jep forcë premtimi i Jehovait tek Isaia 41:10: «Mos ki frikë, se unë jam me ty. Mos i hidh sytë rreth e përqark, se unë jam Perëndia yt. Unë do të të jap forcë e do të të ndihmoj. Unë do të të mbaj fort me të djathtën time të drejtësisë.»

Alvaroja thotë se fjalët e Psalmit 34:4, 6 e ngushëllojnë shpesh: «E kërkova Jehovain, dhe ai m’u përgjigj e më çliroi nga çdo frikë. Ky i munduar thirri, dhe Jehovai e dëgjoi e nga të gjitha brengat e çliroi.»

Naoja thotë se, kur lexon Psalmin 40:1, 2, gjithnjë merr zemër: «Shpresova me zjarr te Jehovai, dhe ai e ktheu veshin nga unë dhe e dëgjoi thirrjen time për ndihmë. . . . M’i bëri hapat të sigurt.»

Psalmi 147:3 e siguron Naokon se Jehovai «shëron zemërvrarët dhe lidh plagët e tyre të dhembshme».

Fjalët e Jezuit te Luka 12:6, 7 e ndihmojnë Elizën të ketë besim se Jehovai kujdeset: «A nuk shiten pesë harabela për dy qindarka? E megjithatë asnjë nga ata nuk harrohet përpara Perëndisë. Megjithatë, edhe fijet e flokëve tuaj janë të gjitha të numëruara. Mos kini frikë, ju vleni më tepër se shumë harabela.»

Vargje të tjera biblike:

  • Psalmi 39:12: «Dëgjoje lutjen time, o Jehova, dhe ma vër veshin kur të thërras për ndihmë! Mos hesht para lotëve të mi.»

  • 2 Korintasve 7:6: Perëndia «ngushëllon të pikëlluarit».​—«Diodati i Ri».

  • 1 Pjetrit 5:7: «Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi [Perëndinë], sepse ai interesohet për ju.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo