BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 12/08 f. 22
  • Fuqia mashtruese e reklamave

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fuqia mashtruese e reklamave
  • Zgjohuni!—2008
  • Material i ngjashëm
  • Arti i bindjes
    Zgjohuni!—1998
  • Stërvitini fëmijët që në foshnjëri
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Fëmijët tanë janë një trashëgimi e çmuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Të ndërtojmë një familje të fortë frymësisht
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Zgjohuni!—2008
g 12/08 f. 22

Fuqia mashtruese e reklamave

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË POLONI

Tomeku ia ka ngulur sytë i magjepsur ekranit. Ai është tërë sy e veshë teksa reklama mundohet t’i bindë shikuesit: «Kur yt bir të veshë këto, do të jetë i fortë, sportiv dhe do t’i bëjë për vete shokët. Duhet t’ia blesh patjetër!» Tomeku vrapon tek i ati, duke përsëritur nën zë melodinë e lezetshme që sapo ka dëgjuar dhe e pyet: «O ba, a do të m’i blesh?»

◼ Përse fëmijët duan t’i kenë gjërat që shohin në reklama? «Ngaqë të tjerët i kanë ato gjëra, edhe ata duan t’i kenë. Duan të ruajnë pozitën e tyre në rrethin shoqëror»,—shpjegon një mësuese e cituar në revistën polake Rewia. Kur fëmijët luten, qajnë dhe varin turinjtë, disa prindër shpesh dorëzohen dhe ua blejnë të vegjëlve atë që duan.

Pse reklamat që kanë si shënjestër fëmijët janë kaq mashtruese? Psikologia Jolanta Vons shpjegon se përmbajtja e tyre «nuk përqendrohet te çmimi, cilësia a dobia e produktit». Reklama është bërë që «të të ngacmojë ndjenjat». Vonsi thotë: «Fëmijët e vegjël nuk i futen thellë asaj që thuhet në reklamë. . . . Nuk e krahasojnë informacionin që paraqitet me ato që dinë.» Edhe po të përpiqen ta bëjnë këtë, njohuria e tyre është shumë e kufizuar për të kuptuar vlerën e vërtetë të produktit.

Si ta mbroni fëmijën nga fuqia mashtruese e reklamave? Revista Rewia thotë se, pikësëpari, «duhet të kaloni kohë me fëmijën dhe t’i shpjegoni vazhdimisht se vlera e njeriut nuk matet nga marka e këpucëve [ose e rrobave] që vesh». Bëjani të ditur fëmijës se mund të ketë një fëmijëri të lumtur edhe pa i pasur lodrat e reja që kanë dalë. Së dyti, vetë prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm si ndikojnë reklamat te fëmijët. Vonsi këshillon se çelësi është mos «t’i lejojmë reklamat të na diktojnë çfarë është e mirë për fëmijën tonë».

Së fundi, të gjithë prindërit mund të përfitojnë nga këshillat e Biblës. Apostulli Gjon shkroi: «Gjithçka e botës: dëshirat e mishit, dëshirat e syve dhe kapardisja për t’u dukur me të mirat materiale, nuk vjen nga Ati, por nga bota.»—1 Gjonit 2:15, 16.

A nuk jeni dakord se shumë reklama ngjallin «dëshirat e syve» dhe i nxitin si fëmijët, edhe të rriturit ‘të kapardisen me të mirat [e tyre] materiale’? Është interesante ajo që tha në vazhdim të këshillës së tij apostulli Gjon: «Bota po kalon, e po kështu edhe dëshirat e saj, kurse ai që bën vullnetin e Perëndisë, mbetet përgjithmonë.»—1 Gjonit 2:17.

Prindërit që kalojnë rregullisht kohë duke bërë biseda ndërtuese me fëmijët, mund t’u ngulitin atyre parimet e Perëndisë dhe vlera morale të dobishme. (Ligji i përtërirë 6:5-7) Atëherë fëmijët nuk do të manipulohen lehtë nga reklamat mashtruese të kësaj bote, që synojnë t’i nxitin ata t’u bëjnë presion prindërve për t’u blerë çka duan.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo