BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/98 f. 14
  • A i kërcitni dhëmbët?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A i kërcitni dhëmbët?
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Dhëmbët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ortodontia: Çfarë përfshihet në të?
    Zgjohuni!—1998
  • Si ta mbroni buzëqeshjen?
    Zgjohuni!—2005
  • Pse të shkoni te dentisti?
    Zgjohuni!—2007
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 3/98 f. 14

A i kërcitni dhëmbët?

QË NGA kohët e lashta njerëzit i kanë kërcitur dhëmbët kur gjendeshin nën stres. Bibla shpesh përdor kërcitjen ose kërcëllitjen e dhëmbëve për të treguar zemërimin ose dhimbjen e madhe. (Jobi 16:⁠9; Mateu 13:​42, 50) Në botën e sotme të mbushur me stres dhe zemërim, miliona njerëz literalisht kërcasin dhëmbët dhe shumica prej tyre nuk janë të vetëdijshëm për këtë veprim. Ata mund të jenë duke i konsumuar dhëmbët e tyre.

Përse disa njerëz i kërcasin dhëmbët? Shkaqet janë komplekse dhe nuk arrihen të kuptohen ende plotësisht. Por në disa raste duket qartë se fajtori i mundshëm është stresi emocional. UC Berkeley Wellness Letter thekson: «Njerëzit që kërcasin dhëmbët shpesh raportojnë se po kalojnë vështirësi martesore ose financiare, janë duke bërë provimet përfundimtare në shkollë, kanë frikë se mos humbin punën e tyre ose janë nën ndonjë presion tjetër.» Shkaqe të tjera të mundshme dhe faktorë kontribues përfshijnë puthitjen jo të mirë të dhëmbëve të sipërm e të poshtëm, çrregullimet në gjumë ose konsumimin e alkoolit. Prandaj, Wellness Letter sugjeron që personat me këtë problem të zvogëlojnë sasinë e alkoolit që marrin; të bëjnë disa hapa të thjeshtë që i ndihmojnë të çlodhen para se të shkojnë për të fjetur, si të bëjnë një banjë të ngrohtë; ose të hapen me një mik apo me një këshilltar të besuar për problemet e tyre shqetësuese.

Gjatë ditës ju mund ta kuptoni kur jeni duke kërcitur dhëmbët ose duke i fërkuar bashkë. Por si mund ta kuptoni nëse e bëni këtë kur jeni duke fjetur? Disa herë kërcitja kronike e dhëmbëve, e njohur si «bruksizëm», prodhon një tingull mjaft të lartë sa për të zgjuar dikë që fle në të njëjtën dhomë. Ju mund të zgjoheni me një dhimbje koke në tëmtha ose nofulla mund të bëjë zhurmë kur hapet e mbyllet.a Dentisti juaj mund të vërë re madje një konsumim të tepërt të dhëmbëve tuaj. Ai mund t’ju rekomandojë disa masa për të siguruar pak lehtësim, si për shembull një pajisje për ta vendosur mbi dhëmbët gjatë natës. Megjithëse një mbrojtëse e tillë e gojës nuk është projektuar që t’ju ndalojë të kërcitni dhëmbët, ajo mund t’i mbrojë dhëmbët tuaj nga dëmtimi i mëtejshëm. Sidoqoftë, qetësohuni! Sa më pak të shqetësoheni, aq më pak do t’i kërcitni dhëmbët.

[Shënimi]

a Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi shiko numrin e Zgjohuni! të 22 qershorit 1991, faqet 20⁠-⁠22, anglisht.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo