BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/98 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2005
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2005
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 2/98 f. 30

Nga lexuesit tanë

Rastësi apo projektim? Sapo mbarova së lexuari seritë e artikujve «Si erdhëm këtu? Rastësisht apo nga projektimi?» (8 maj 1997, anglisht.) E gjeta interesante për disa arsye: (1) Thjeshtësia me të cilën e keni paraqitur një temë kaq të thellë e të ndërlikuar si evolucioni, si edhe bindja me të cilën mbroni pikëpamjen e Biblës mbi origjinën tonë. (2) Ilustrimet që keni përdorur për të arritur objektivin tuaj të lavdërueshëm. Unë jam një kërkues dhe student në degën e gazetarisë. Artikuj të tillë vërtetojnë që ju GJITHMONË bëni kërkime të hollësishme para se të botoni diçka. Kjo është pa dyshim arsyeja përse kolegët e mi gazetarë, botues dhe kërkues, që të gjithë e lexojnë rregullisht dhe kënaqen me revistën Zgjohuni!.

D. S. T., Kamerun

Përse jam kaq i sëmurë? Provoj të gjitha emocionet që shprehu Xheson në artikullin «Të rinjtë pyesin: Përse duhet të jem kaq i sëmurë?» (22 prill 1997, anglisht.) Çdo herë që e lexoj, më duket sikur po bisedoj me dikë që kupton, vlerëson dhe kujdeset për gjendjen time. Ju falënderoj kaq shumë që keni lehtësuar barrën time. E di se Jehovai kujdeset dhe në kohën e tij të duhur do t’i eliminojë të gjitha sëmundjet.

O. A., Ganë

Dy javë para se të dilte ky artikull më diagnostikuan me kriza epileptike. Sapo kam mbushur 18 vjeçe dhe sëmundja m’i ka kufizuar në mënyrë drastike të gjitha liritë që sapo i fitova. Ka, gjithashtu, shumë masa paraprake për t’u marrë dhe shumë ilaçe për t’u pirë në orarin e duhur. Sëmundja u ka shkaktuar, gjithashtu, shumë dhimbje prindërve të mi, të cilëve u kanë vdekur dy fëmijë të tjerë. Artikulli më preku me të vërtetë në një mënyrë të tillë saqë fillova të qaja. Ai trajtonte pikërisht mendimet që unë i mbaja të shtypura dhe në njëfarë mënyre u ndieva përsëri normale. Munda të kuptoja se ka edhe të tjerë me probleme dhe shqetësime të ngjashme. Nëpërmjet organizatës së tij, Jehovai vë në dispozicion informacionin që më nevojitet për të qëndruar e fortë.

D. S., Shtetet e Bashkuara

Kur lexova artikullin, kuptova se sëmundja ime i shkakton më shumë vuajtje prindërve të mi sesa çdokujt tjetër. Më thonë se sëmundja ime është e trashëguar dhe kjo gjë i dëshpëron prindërit. Kur i shoh në këtë gjëndje, ndihem kaq keq për ta.

Y. H., Japoni

Gjatë fëmijërisë gëzoja shëndet të mirë. Megjithatë, në adoleshencë kam kaluar një sëmundje pas tjetrës. Ndërmora shërbimin e plotë kohor dhe për dy muajt e parë nuk munda t’i arrija synimet e mia për shkak të shëndetit të dobët. Isha shumë i dëshpëruar, duke menduar (gabimisht) se kisha bërë ndonjë gjë të keqe kundër Jehovait dhe isha dënuar me këto sëmundje. Artikulli më ka ndihmuar që të përshtatem siç duhet me situatën time dhe të marr zemër.

C. K., Ganë

Vajza ime 9-vjeçare ka një çrregullim në aftësinë e të mësuarit dhe paralizë cerebrale. Ajo është shumë inteligjente dhe është e vetëdijshme se çrregullimet e saj e kufizojnë aktivitetin normal. Me gjithë prirjen e saj zakonisht të qeshur e të lumtur, hera⁠-⁠herës kjo gjë e dëshpëron atë. Ky artikull ishte shumë inkurajues për të, bashkë me bisedat gjatë natës që ajo bën me babain e saj rreth parajsës së ardhshme, ku ajo do të jetë si të gjithë fëmijët e tjerë.

Y. P., Shtetet e Bashkuara

Për gati dhjetë vjet kam luftuar me një «sëmundje të padukshme», një sëmundje që kap aparatin tim tretës. Për shkak të saj më është dashur të ndërpres shërbimin e plotë kohor. Duke lexuar këtë artikull u ndieva, për herën e parë, sikur dikush e kupton luftën time. Është një lehtësim për mua të di se nuk jam e vetme. Është sikur të më kishin hequr një barrë të rëndë. Nuk do të mund t’ju falënderoj asnjëherë sa duhet. Këta artikuj inkurajues dhe të kohës na bëjnë të përballojmë këtë sistem të vjetër.

L. K., Kanada

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo