BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/98 f. 4-8
  • Të mësojmë të pranojmë largimin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të mësojmë të pranojmë largimin
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • T’i mësojmë fëmijët që të jenë të përgjegjshëm
  • Korrigjim i dashur
  • Arsimimi për jetën
  • Stërvitini fëmijët që në foshnjëri
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Prindër, stërvitini me dashuri fëmijët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Mësojini fëmijët të duan Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Të ndërtojmë një familje të fortë frymësisht
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 1/98 f. 4-8

Të mësojmë të pranojmë largimin

«SI SHIGJETA në duart e një trimi, kështu janë bijtë e rinisë»,​—⁠shkroi psalmisti biblik. (Psalmi 127:​4) Një shigjetë nuk e arrin shënjestrën e saj rastësisht. Ajo duhet drejtuar me kujdes. Në një mënyrë të ngjashme, fëmijët mund të mos e arrijnë synimin për të qenë të rritur të përgjegjshëm pa drejtimin prindëror. «Mësoji [«stërvite», BR] fëmijës rrugën që duhet të ndjekë»,​—⁠nxit Bibla dhe,​—⁠«ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.»​—⁠Fjalët e urta 22:​6.

Ndryshimi nga të qenët i varur si fëmijë në të qenët i pavarur si i rritur nuk mund të bëhet brenda një nate. Prandaj, kur duhet të fillojnë prindërit që t’i stërvitin fëmijët e tyre për të qenë të pavarur? Apostulli Pavël i kujtoi një të riu të quajtur Timote: «Që nga foshnjëria ti i ke njohur shkrimet e shenjta, të cilat janë në gjendje të të bëjnë të mençur për shpëtimin përmes besimit në lidhje me Krishtin Jezu.» (2. Timoteut 3:​15, BR) Imagjinoni, nëna e Timoteut filloi t’i japë atij stërvitjen frymore kur ai ishte akoma një foshnjë!

Tani, nëse foshnjat e vogla mund të nxjerrin dobi nga stërvitja frymore, a nuk është e arsyeshme që fëmijëve duhet t’u jepet stërvitje për kohën kur do të jenë të rritur, sa më shpejt që të jetë e mundur? Një mënyrë për ta bërë këtë është që t’i mësojmë të jenë të përgjegjshëm, të marrin vendimet e tyre.

T’i mësojmë fëmijët që të jenë të përgjegjshëm

Si mund t’i inkurajoni fëmijët që të jenë të përgjegjshëm? Një çift i martuar, Xheku dhe Nora, kujtojnë në lidhje me vajzën e tyre: «Kur mezi mund të ecte, ajo mësoi të merrte çorapet ose gjëra të vogla, t’i çonte në dhomën e saj të gjumit dhe t’i vendoste në sirtarin e duhur për to. Ajo mësoi edhe t’i vendoste lodrat e librat nëpër vendet e tyre.» Këto janë fillime të vogla, por tashmë fëmija po mësonte të merrte vendime të përgjegjshme.

Ndërsa fëmijët rriten, atij apo asaj mund t’i besohen përgjegjësi disi më të rënda. Kështu, Abra dhe Anita i lejuan vajzës së tyre që të mbante një qen shtëpie. Vogëlushja ishte përgjegjëse për t’u kujdesur për qenin e madje dha para nga ato që i jepnin prindërit për shpenzimet e mirëmbajtjes së tij. Stërvitja e fëmijëve për të jetuar në lartësinë e përgjegjësive të tyre kërkon durim. Por kjo gjë ia vlen të bëhet dhe kontribuon në rritjen e tyre emocionale.

Punët e shtëpisë sigurojnë një mundësi tjetër për t’u mësuar fëmijëve përgjegjësinë. Disa prindër i përjashtojnë plotësisht fëmijët e tyre nga detyrimet familjare, duke e konsideruar përfshirjen e tyre më shumë një bezdi sesa një ndihmë. Të tjerët nxjerrin si përfundim se fëmijët e tyre duhet ‘të kenë një jetë më të mirë sesa e kishin ata vetë kur ishin fëmijë’. Ky është një arsyetim i gabuar. Shkrimet thonë: «Nëse dikush e llaston shërbëtorin e tij që nga rinia, në periudhën e mëvonshme të jetës së tij ai do të bëhet madje një mosmirënjohës.» (Fjalët e urta 29:​21, BR) Parimi i shkrimit aplikohet sigurisht për fëmijët. Është e trishtueshme kur një i ri e fillon jetën e tij si i rritur, jo vetëm «mosmirënjohës», por, gjithashtu, i paaftë për t’u marrë edhe me punët më të thjeshta të shtëpisë.

Në kohët biblike të rinjve u caktoheshin zakonisht punë shtëpie. Për shembull, në moshën e re 17⁠-⁠vjeçare, i riu Jozef kishte pjesë në përgjegjësinë e kujdesjes për kopetë e familjes. (Zanafilla 37:⁠2) Ky nuk ishte një caktim i vogël, sepse kopetë e të atit ishin të mëdha. (Zanafilla 32:​13⁠-⁠​15) Duke pasur parasysh faktin se Jozefi u rrit dhe u bë një udhëheqës i fuqishëm, nuk është e vështirë për t’u besuar që stërvitja e tij e hershme bëri shumë për ta brumosur karakterin e tij në mënyrë pozitive. Mbretit të ardhshëm të Izraelit, Davidit, iu besuan në mënyrë të ngjashme kopetë e familjes kur ishte i ri.​—⁠1. Samuelit 16:⁠11.

Mësimi për prindërit sot? Caktojuni fëmijëve tuaj detyra domethënëse në shtëpi. Duke përdorur kohë, përpjekje dhe durim ju mund t’u mësoni të rinjve që të marrin pjesë në pastrim, në gatim, në mirëmbajtjen e kopshtit dhe në riparimin e shtëpisë e të automjetit. Vërtet, shumë varet nga mosha dhe aftësia e fëmijës. Por edhe fëmijët e vegjël zakonisht mund të marrin pjesë për ‘të ndihmuar babin që të riparojë makinën’ ose për ‘të ndihmuar mamin që të gatuajë një gjellë’.

T’u mësosh fëmijëve si t’i bëjnë punët e shtëpisë kërkon, gjithashtu, që prindërit t’u japin atyre dhuratën më të çmuar: kohën e tyre. Një çift i martuar, prindër të dy djemve, u pyet mbi sekretin për t’i stërvitur fëmijët me sukses. Ata u përgjigjën: «Kohë, kohë, kohë!»

Korrigjim i dashur

Kur fëmijët i kryejnë mirë detyrat e tyre ose të paktën bëjnë përpjekje për t’i bërë ato, inkurajojini me lavdërime bujare dhe të sinqerta. (Krahaso Mateun 25:21.) Sigurisht, fëmijët rrallë i kryejnë detyrat e tyre me kompetencën e një të rrituri. Dhe kur fëmijëve u lejohet të marrin vendimet e tyre, shpesh do të bëjnë gabime. Por, ruhuni nga reagimi tepër kritik! A nuk keni bërë edhe ju pjesën tuaj të gabimeve si një i rritur? Prandaj, përse të mos tregoni durim kur fëmija juaj gabon? (Krahaso Psalmin 103:13.) Merrni parasysh se do të bëhen edhe gabime. Konsiderojini ato si pjesë të procesit të mësimit.

Autorët Majkëll Shulman dhe Eva Mekler vërejnë: «Fëmijët që trajtohen në mënyrë miqësore nuk janë të frikësuar se do të ndëshkohen sepse kanë ndërmarrë një veprim të pavarur.» Megjithatë, «fëmijët me prindër të ashpër apo të ftohtë kanë frikë të bëjnë edhe ndonjë veprim spontan, duke përfshirë ato të dobishme, pasi kanë frikë se prindërit do të gjejnë ndonjë të metë në atë që kanë bërë dhe do t’i kritikojnë apo do t’i ndëshkojnë». Ky koment përputhet me paralajmërimin që u jep Bibla prindërve: «Mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.» (Kolosianëve 3:​21) Kështu, kur përpjekjet e një fëmije nuk arrijnë atë që prisni prej tyre, përse të mos ta lavdëroni që të paktën është përpjekur? Inkurajojeni që ta bëjë më mirë herën tjetër. Bëjeni të kuptojë se progresi i tij është burim gëzimi për ju. Sigurojeni për dashurinë tuaj.

Patjetër, disa herë korrigjimi është i nevojshëm. Kjo gjë mund të jetë veçanërisht e dukshme gjatë viteve të adoleshencës, kur të rinjtë gjenden në një luftë për të vendosur identitetin e tyre, për t’u pranuar si individë me të drejtën e tyre. Prandaj, prindërit janë të mençur t’i konsiderojnë përpjekje të tilla për të arritur pavarësinë me kuptueshmëri në vend se t’i interpretojnë gjithnjë si rebelim.

Vërtet, të rinjtë janë të prirur për të vepruar sipas impulseve ose të jepen pas «dëshirave të natyrshme rinore». (2. Timoteut 2:​22, BR) Për këtë arsye, mosvendosja e kufizimeve në sjelljen rinore mund ta dëmtojë emocionalisht një fëmijë; ai do të dështojë të mësojë vetëkontrollin dhe vetëdisiplinimin. Bibla paralajmëron: «Një djalë i lënë pa fre do t’i shkaktojë turp nënës së tij.» (Fjalët e urta 29:​15, BR) Por disiplina e përshtatshme, e dhënë me dashuri është dobiprurëse dhe e përgatit një të ri për kërkesat dhe presionet që do të ketë kur të jetë i rritur. Bibla nxit: «Ai që e përmban shufrën, e urren birin e tij, por ai që e do atë është ai që e kërkon me disiplinë.» (Fjalët e urta 13:​24, BR) Kujto, megjithatë, se thelbi i disiplinës është mësimi dhe stërvitja, jo ndëshkimi. Këtu, «shufra» ka të ngjarë t’i referohet shkopit që përdoret nga barinjtë për të drejtuar kopetë e tyre. (Psalmi 23:⁠4) Ajo është një simbol i drejtimit me dashuri, jo i brutalitetit të ashpër.

Arsimimi për jetën

Drejtimi prindëror nevojitet veçanërisht kur bëhet fjalë për arsimimin e një fëmije. Interesohu për arsimimin e fëmijës tënd. Ndihmoje që të zgjedhë lëndët e përshtatshme shkollore dhe të marrë vendime të përgjegjshme mbi faktin nëse do të duhet një arsimim shtesë.a

Sigurisht, arsimimi më i rëndësishëm nga të gjithë është një arsimim frymor. (Isaia 54:13) Fëmijëve do t’u duhen vlerat hyjnore për të mbijetuar në botën e të rriturve. «Fuqitë e tyre perceptuese» duhen stërvitur. (Hebrenjve 5:​14, BR) Prindërit mund të bëjnë shumë për t’i ndihmuar ata në këtë aspekt. Familjet midis Dëshmitarëve të Jehovait janë të inkurajuara për të pasur një studim të rregullt të Biblës me fëmijët e tyre. Duke ndjekur shembullin e nënës së Timoteut, e cila i mësoi atij Shkrimet që nga foshnjëria, prindërit Dëshmitarë i mësojnë në mënyrë të ngjashme fëmijët e tyre të vegjël.

Një prind i vetëm, që quhet Barbara, e bën studimin familjar të Biblës një rast shumë të këndshëm për fëmijët e saj. «Atë mbrëmje unë sigurohem që t’u bëj fëmijëve një gjellë të mirë, të shoqëruar me një ëmbëlsirë që u pëlqen atyre. U vë kasetat e Melodive të Mbretërisë për të krijuar atmosferën e duhur. Pastaj, pasi fillojmë me një lutje, zakonisht studiojmë revistën Kulla e Rojës. Por, nëse ka ndonjë nevojë të veçantë, mund të përdor botime të tilla si libri Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike.»b Sipas Barbarës, studimi i Biblës i ndihmon fëmijët e saj për «të marrë pikëpamjen e Jehovait mbi çështjet».

Po, një fëmije nuk mund t’i jepet një dhuratë më e madhe sesa njohuria dhe kuptueshmëria e Fjalës së Perëndisë, Biblës. Ajo mund «t’u japë zgjuarsi atyre pa përvojë, njohurinë dhe aftësinë e të menduarit një të riu». (Fjalët e urta 1:​4, BR) I pajisur në këtë mënyrë, një person i ri hyn në periudhën si i rritur, i aftë për të përballuar situatat dhe presionet e reja.

Prapëseprapë, largimi i fëmijëve sinjalizon një ndryshim të madh në stilin e jetesës së shumë prindërve. Se si mund t’ia dalin mbanë me sukses ata për të jetuar në folenë e zbrazët, trajtohet në artikullin tonë vijues.

[Shënimet]

a Shiko seritë «Prindër: Edhe ju keni detyra shtëpie!» në numrin e Zgjohuni!, 8 shtator 1988, anglisht.

b Botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

[Diçitura në faqen 6]

«Fëmijët me prindër të ashpër apo të ftohtë kanë frikë të bëjnë edhe ndonjë veprim spontan, duke përfshirë ato të dobishme, pasi kanë frikë se prindërit do të gjejnë ndonjë të metë në atë që kanë bërë dhe do t’i kritikojnë apo do t’i ndëshkojnë.»​—Të rritim një fëmijë të moralshëm nga Majkëll Shulman dhe Eva Mekler

[Kutia në faqen 6]

Prindërit e vetëm: Sfida e pranimit të largimit

Një prind i vetëm, që quhet Rebeka, vëren: «Është shumë e vështirë për prindërit e vetëm që t’i lënë fëmijët e tyre të ikin. Nëse nuk e ruajmë veten, ne priremi për t’i tejmbrojtur dhe për t’u zënë frymën atyre.» Libri Sekreti i lumturisë familjare, në faqet 106-107,c ofron këto vërejtje të dobishme:

«Është e natyrshme që prindërit e vetëm të jenë veçanërisht të afërt me fëmijët e tyre, megjithatë duhet bërë kujdes që kufijtë e vendosur nga Perëndia mes prindërve dhe fëmijëve të mos shkelen. Për shembull, vështirësi serioze mund të lindin nëse një nënë e vetme pret që i biri të marrë mbi vete përgjegjësitë e burrit në shtëpi apo nëse e trajton vajzën si një njeri të besuar, duke e ngarkuar atë me problemet e veta intime. Një veprim i tillë është i papërshtatshëm, stresues dhe ndoshta mund ta ngatërrojë fëmijën.

Siguroji fëmijët që ti, si prind, do të kujdesesh për ta; jo e kundërta. (Krahaso 2. Korintasve 12:14.) Ndonjëherë, mund të kesh nevojë për këshilla apo mbështetje. Drejtoju pleqve të krishterë ose ndoshta grave të pjekura të krishtere dhe jo fëmijëve të tu më të vegjël.​—⁠Titit 2:⁠3.»

Kur prindërit e vetëm vendosin kufijtë e duhur dhe mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme me fëmijët e tyre, zakonisht është më e lehtë për ata që ta pranojnë largimin.

[Shënimi]

c Botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

[Figurat në faqen 7]

Stërvitja praktike mund t’i ndihmojë fëmijët që të bëhen të rritur më të përgjegjshëm

[Figurat në faqen 8]

Një studim familjar i Biblës mund t’u japë fëmijëve mençurinë që duhet për të përballuar jetën si të rritur

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo