BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/97 f. 19-22
  • Më në fund gjeta të vërtetën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Më në fund gjeta të vërtetën
  • Zgjohuni!—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Stërvitje e gjerë fetare
  • Mes trazirash
  • Një botë e tërë në luftë
  • Gjetja e së vërtetës
  • Një privilegj i çmuar
  • Bekime të mrekullueshme
  • Mësova të mbështetem në Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Vizitë në vendin e banjave termale
    Zgjohuni!—2008
  • Më lanë pa fjalë përgjigjet e qarta e logjike të Biblës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • E përkrahur përmes sprovash të tmerrshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Zgjohuni!—1997
g 2/97 f. 19-22

Më në fund gjeta të vërtetën

Nga fundi i gushtit të vitit 1939, gjatë rrugës për t’u kthyer në Budapest, Hungari, u ndala në Moskë. Disa ditë më parë, më 23 gusht, ishte nënshkruar Pakti Gjermano-Sovjetik për Mossulmim dhe muret e Kremlinit ishin zbukuruar nga flamuj me kryqin nazist. Përse ndodhesha në Rusi dhe çfarë më priste në shtëpi?

FILLIMISHT, më lejoni të kthehem pas e t’ju tregoj për periudhën që kalova në qytetin e vogël Veszprém të Hungarisë, ku edhe u linda më 15 janar 1918. Unë isha më i madhi i të katër fëmijëve dhe prindërit tanë siguruan që ne të merrnim pjesë rregullisht në kishë. Që në moshën pesëvjeçare, ndihmoja në meshë në një konventë të Kishës Katolike të Romës. Në shtëpi, bëja sikur drejtoja meshën për vëllezërit dhe motrat, duke veshur një rrobë prifti prej letre, që e kisha bërë për në meshë.

Në moshën tetë vjeç, babai braktisi familjen, ndërsa nëna me ndihmën e nënës së vet u kujdes për ne. Një vit më pas, nëna vdiq nga kanceri. Gjatë viteve që pasuan, ne fëmijët ishim të ndarë dhe të lënë nëpër jetimore dhe shtëpi të ndryshme përkujdesjeje. Jetimorja e fundit, në të cilën jetova ishte afër Budapestit. Ajo ishte vënë në veprim nga Frères Maristes (Vëllezërit e Marisë), një urdhër mësuesish katolikë francezë. Kisha një dashuri të vërtetë për Perëndinë, e kështu që kur mbusha 13 vjeç, pranova ofertën për t’u arsimuar nga urdhri i tyre fetar.

Stërvitje e gjerë fetare

Një vit më pas, më dërguan në Greqi, ku frekuentova një shkollë Frères Maristes, e cila drejtohej në frëngjisht, gjë që më përgatiti për të qenë një mësues. Katër vjet më vonë, në 1936-n, u diplomova me një certifikatë që më kualifikonte për të dhënë mësim në shkollën elementare. Pas diplomimit u bëra një vëlla në këtë urdhër fetar, duke bërë betimin e trefishtë të varfërisë, të bindjes dhe të dëlirësisë. Megjithëse ne vëllezërit vishnim rrobën fetare dhe mësonim katekizmin, kurrë nuk e studiuam Biblën.

Atë verë, bëra kërkesë që të jepja mësim në Kinë dhe ajo u pranua. Më 31 tetor 1936, u nisa nga Marseja e Francës me transoqeanikun. Më 3 dhjetor 1936, mbërrita në Shangai. Nga atje, vazhdova me tren udhëtimin për në kryeqytetin Beijing, në Kinën veriore.

Urdhri fetar Frères Maristes kishte një shkollë të madhe, fjetore dhe ndërtesa ferme në një zonë malore rreth 25 km larg nga Beijing. Vendi ndodhej pranë rezidencës verore të perandorit dhe kishte kopshte të kultivuara bukur dhe pemë frutore. Atje iu futa studimit intensiv të kinezçes dhe të anglishtes. Por Biblën nuk e studionim kurrë.

Mes trazirash

Në fillim të viteve ’30, Japonia pushtoi Mançurinë, një pjesë të Kinës. Në korrik të 1937-s, trupat japoneze dhe kineze u përleshën në afërsi të Beijingut. Japonezët fitimtarë ngritën një qeveri të re me kinezë të zgjedhur prej tyre. Kjo gjë çoi në luftime mes guerrilasve kinezë dhe qeverisë së re.

Meqenëse manastiri ynë jashtë Beijingut njihej si territor francez, u kursyen luftimet e drejtpërdrejta në të. Por megjithatë, u qëlluam nga gjyle topi të rastit dhe të shtëna që plagosën disa prej pak më shumë se 5.000 kinezëve, të cilët kishin kërkuar strehim në manastirin tonë. Ndërkaq, guerrilasit kinezë mbanin nën kontroll fshatin.

Në shtator të 1937-s, rreth 300 guerrilas kinezë të armatosur sulmuan ndërtesat tona, për të kërkuar armë, para dhe ushqim. Unë isha një ndër dhjetë evropianët e marrë peng. Pasi më mbajtën për gjashtë ditë, isha ndër pengjet e para që u liruan. U sëmura duke ngrënë ushqim të fëlliqur, kështu që kalova një muaj në spital.

Pas daljes nga spitali, u transferova në një shkollë tjetër të vënë në veprim nga urdhri fetar, në një zonë më të sigurt në Beijing. Në janar të viti 1938, më dërguan për të dhënë mësim në Shangai, por në shtator u ktheva në Beijing për të dhënë mësim atje. Gjithsesi, pas vitit shkollor nuk i përtëriva betimet e mia fetare. Për shtatë vjet me radhë kisha ndjekur një jetë dhe arsimim fetar, por nuk kisha gjetur kënaqësi në kërkimin për të vërtetën. Kështu, e lashë urdhrin fetar për t’u kthyer në shtëpi, në Budapest.

Rreth asaj kohe, po mblidheshin retë e stuhishme të Luftës II Botërore. Eprorët e mi francezë më inkurajuan të merrja trenin Trans-Siberian, i cili kalonte nëpër disa zona të Bashkimit Sovjetik. Pikërisht gjatë këtij udhëtimi, më 27 gusht 1939, arrita në Moskë dhe pashë muret e Kremlinit të zbukuruara me flamuj nazistë.

Një botë e tërë në luftë

Më 31 gusht 1939, mbërrita në shtëpi, në Budapest. Ditën tjetër Gjermania pushtoi Poloninë, duke nisur kështu Luftën II Botërore. Më vonë, Gjermania shkeli paktin e saj të mossulmimit me Bashkimin Sovjetik dhe më 22 qershor 1941, ushtritë e Hitlerit pushtuan Bashkimin Sovjetik. Ata përshkuan gjithë rrugën deri në rrethinat e Moskës, por nuk arritën të pushtonin qytetin.

Guvernatori i Hungarisë nënshkroi një marrëveshje paqeje me Gjermaninë dhe ushtrive gjermane iu dha liria për të kaluar nëpër Hungari. Në vitin 1942 unë u martova dhe në vitin 1943, u rekrutova në ushtrinë hungareze. Në mars të 1944-s, Gjermania pushtoi Hungarinë, pasi Hitleri nuk ishte i kënaqur me mbështetjen e Hungarisë në përpjekjet e tij për luftë. Atë vit na lindi djali ynë. Për t’i shpëtuar bombardimit të rëndë të Budapestit, ime shoqe dhe djali vajtën në fshat për të jetuar me prindërit e saj.

Rrjedha e luftës ndryshoi dhe ushtria sovjetike përparoi në Budapest, duke arritur më 24 dhjetor 1944. Unë u zura rob nga rusët dhe u bëra një i burgosur lufte. Mijëra të burgosur ndër ne, u detyruan të marshonin rreth njëqind e gjashtëdhjetë km për në Baja të Hungarisë. Atje, na mblodhën nëpër vagona gjedhësh, na transferuan në Timisoara dhe na vendosën në një kamp të madh përqendrimi. Nga 45.000 të burgosur, vdiqën të paktën 20.000 në fillim të 1945-s, gjatë një epidemie të etheve të tifos.

Në gusht, 25.000 të mbijetuarit nga kampi u dërguan në Detin e Zi. Nga atje, rreth 20.000 u internuan në Bashkimin Sovjetik. Ndërsa rreth 5.000 të tjerët që ishin të sëmurë, ndër të cilët isha edhe unë, u kthyen në Hungari dhe u liruan. Kështu, tetë muajt e llahtarshëm të robërisë morën fund. Pak javë më vonë, u bashkova përsëri me gruan dhe tim bir e u kthyem për të jetuar në Budapest.

Pas luftës, për shumë njerëz vuajtjet vazhduan. Ushqimi ishte i paktë dhe inflacioni po bënte kërdinë. Ajo që do të blihej me një penjo hungareze në 1938-n, kërkonte më shumë se një nonilion (1.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000) penjo për ta blerë në 1946-n! Me kalimin e kohës, jeta për ne u përmirësua, kur gjeta një punë zyre në hekurudhë.

Gjetja e së vërtetës

Në 1955-n, një Dëshmitar i Jehovait që jetonte në pallatin tonë në Budapest, filloi të fliste me gruan time, Anën, rreth Biblës. Interesi im u ngjall, kur Ana më tha që Bibla nuk mëson se ferri është një vend torturash. (Predikuesi 9:5, 10; Veprat 2:31) Si katolik, kurrë nuk e kisha studiuar Biblën, as në kohën kur merrja stërvitje speciale në shkollat kishtare. Unë thjesht i kisha pranuar doktrinat jobiblike katolike, si ajo e ferrit. Tani, arrita të ndieja dashuri për të vërtetat biblike, sidomos për ato në lidhje me Mbretërinë e Perëndisë dhe se si ajo do të përmbushë qëllimin e Perëndisë për ta bërë tokën një parajsë. (Mateu 6:9, 10; Luka 23:42, 43; Zbulesa 21:3, 4) Ndjeva një lumturi të mrekullueshme, të cilën nuk e kisha përjetuar kurrë më parë.

Gjatë asaj kohe, Dëshmitarët e Jehovait në Hungari përndiqeshin dhe burgoseshin, për shkak se mësonin me guxim të vërtetat mbi Mbretërinë e Perëndisë. Lexova të gjithë literaturën e Dëshmitarëve që mund ta gjeja në hungarisht dhe isha në gjendje të merrja në anglisht dhe frëngjisht ato botime, që nuk ishin përkthyer në hungarisht. Sa mirënjohës isha që kisha mësuar edhe këto gjuhë!

Në tetor të 1956-s, hungarezët u ngritën në revoltë kundër sundimit komunist të imponuar nga rusët. Luftimet në Budapest ishin intensive. Shumë persona në burg ishin liruar, duke përfshirë edhe Dëshmitarët e Jehovait. Gjatë kësaj kohe, ime shoqe dhe unë u pagëzuam, për të simbolizuar dedikimin tonë ndaj Perëndisë Jehova. Një javë më vonë, trupat ruse shtypën revolucionin. Dëshmitarët që ishin liruar, u kthyen përsëri në burg.

Një privilegj i çmuar

Duke qenë se shumica e Dëshmitarëve që mbanin mbi supe përgjegjësi për veprën e predikimit ishin në burg, një bashkë i krishterë m’u afrua dhe më pyeti nëse mund të bëja ndonjë përkthim të literaturës sonë biblike. Në fillim, m’u dhanë letra private nga Zvicra, që përmbanin artikujt e Kullës së Rojës të shtypur në frëngjisht. I përktheja këto në hungarisht e pastaj kopjet e artikujve të përkthyer viheshin në dispozicion të kongregacionit.

Kur shërbëtori i degës së Hungarisë, Janosh Konrad, u lirua në 1959-n pas 12 vjetësh burg, për shkak të asnjanësisë së krishterë, mua më caktuan përkthyes. Atëherë, materialin për përkthim e merrja në anglisht. Zakonisht, më vinte nga një korriere, emrin e së cilës nuk e dija. Në këtë mënyrë, nëse ndonjëherë më kapnin dhe më torturonin, nuk mund ta nxirrja emrin e saj.

Pasi e përktheja Kullën e Rojës, vëllai Konrad e kontrollonte për saktësi. Pas kësaj, motrat i shtypnin artikujt e përkthyer në një letër shumë të hollë, duke përdorur letër karbon për të bërë 12 kopje. Kështu, nganjëherë të gjithë ata që merrnin pjesë në studimin e Kullës së Rojës kishin kopjen e tyre të shtypur të mësimit. Pastaj, ata ia kalonin kopjet e tyre një grupi tjetër studimi. Megjithatë, shpesh ne ishim në gjendje të nxirrnim vetëm një kopje të Kullës së Rojës për çdo grup studimi. Atëherë të gjithë të pranishmit duhej të ishin veçanërisht të vëmendshëm dhe të merrnin shënime, për të përfituar në mënyrë sa më të plotë nga trajtimi biblik.

Që nga koha kur fillova të përktheja në 1956-n e deri në 1978-n, Kulla e Rojës shpërndahej në hungarisht vetëm në formë të daktilografuar. Nga 1978-a deri në 1990, siguroheshin kopje të shaptilografuara të Kullës së Rojës. E ç’bekim ka qenë që nga janari i 1990-s marrja e revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! të shtypura në hungarisht me ngjyra të bukura!

Nën sundimin komunist, të gjithë duhej të kishin një punë në botë. Kështu, për 22 vjet me radhë, derisa dola në pension në 1978-n, unë përktheja gjatë orëve kur nuk punoja. Këtë gjë e bëja zakonisht herët në mëngjes ose natën vonë. Pas largimit nga puna, shërbeva si përkthyes në kohë të plotë. Në atë kohë, çdo përkthyes punonte në shtëpi dhe për shkak të ndalimit ishte e vështirë që të komunikonim me njëri-tjetrin. Në 1964-n, policia bastisi njëherazi shtëpitë e përkthyesve dhe konfiskoi materialet tona. Për vite të tërë pas kësaj, ne iu nënshtruam shpesh vizitave të policisë.

Bekime të mrekullueshme

Në vitin 1969, u pranua kërkesa ime për një pasaportë, kështu mua bashkë me Janosh Konrad na u dha mundësia që të udhëtonim nga Hungaria për në Paris, për të marrë pjesë në Asamblenë Ndërkombëtare të Dëshmitarëve të Jehovait atje «Paqja në tokë». Ç’bekim që ishte të takoje të tjerë Dëshmitarë nga vende të tjera dhe të kaloje disa ditë në zyrën e degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Bern të Zvicrës! Në vitin 1970, shumë Dëshmitarëve nga Hungaria iu dha mundësia, për të shkuar për kongreset në Austri dhe Zvicër.

Pas disa vjetësh kufizime qeveritare, në 1986-n, ne patëm kongresin e parë të miratuar nga qeveria, në Parkun e Të rinjve në Kamaraerdo të Budapestit. Më shumë se 4.000 të pranishëm kishin lot gëzimi në sytë e tyre, ndërsa përshëndeteshin me vëllezërit e motrat e tyre dhe lexonin mirëseardhjen në mbledhjen tonë, që ishte skalitur mbi hyrjen e parkut.

Më së fundi, më 27 qershor 1989, qeveria u dha Dëshmitarëve të Jehovait njohjen ligjore. Për gëzimin e vëllezërve dhe të motrave tona, lajmi u shpall nga radioja dhe televizioni hungarez. Atë vit, ne mbajtëm pa asnjë kufizim kongreset tona të para krahinore, që nga koha kur mbi veprën tonë ishte vënë ndalimi, gati 40 vjet më parë. Më shumë se 10.000 persona morën pjesë në grumbullimin në Budapest dhe mijëra të tjerë ishin të pranishëm në katër kongrese të tjera në vend. Sa i kënaqur isha që pashë vëllanë tim më të vogël, Lazlo, dhe gruan e tij, të pagëzuar në Budapest!

Më pas, në korrik të 1991-shit, ne përjetuam një bekim përtej ëndrrave tona më të dëshiruara: një kongres në stadiumin e madh Népstadion në Budapest, ku morën pjesë më shumë se 40.000 delegatë. Atje pata privilegjin të përktheja fjalime të bëra nga anëtarët e stafit të selisë qendrore, në Bruklin.

Sot, Ana dhe unë, si edhe mbi 40 vëllezër dhe motra të dashura, punojmë në zyrën e bukur të degës së Dëshmitarëve të Jehovait, në periferi të Budapestit. Këtu, unë shërbej në Repartin tonë të Përkthimit, bashkë me një skuadër të shkëlqyer të rinjsh, ndërsa Ana merr pjesë në punët e shtëpisë nëpër ndërtesa.

Pavarësisht nga përpjekjet tona për t’i dhënë të vërtetën e Biblës djalit tonë, kur u rrit, ai nuk e pranoi atë. Megjithatë, tani është pozitiv ndaj së vërtetës dhe shpresojmë që në kohën e duhur edhe ai do t’i shërbejë Jehovait.

Unë bashkë me gruan jemi vërtet mirënjohës që kemi gjetur të vërtetën rreth Perëndisë tonë të dashur Jehova dhe që kemi qenë në gjendje t’i shërbejmë atij deri më sot për më shumë se 40 vjet.—Treguar nga Endre Sanzi.

[Figura në faqen 21]

Me bashkëshorten

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo