BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/97 f. 3-4
  • «Vrasja e natyrës»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Vrasja e natyrës»
  • Zgjohuni!—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Duke helmuar planetin
  • «Ne ndëshkojmë veten»
  • Perëndia premton se planeti ynë do të mbijetojë
    Zgjohuni!—2023
  • Hyrja
    Zgjohuni!—2023
  • Pyjet
    Zgjohuni!—2023
  • Pyjet e shiut: A mund të shpëtohen?
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—1997
g 1/97 f. 3-4

«Vrasja e natyrës»

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË IRLANDË

LAKMIA po kërcënon shtëpinë tuaj. Ajo po ligështon potencialin që ka toka për të na siguruar ushqimin dhe strehimin, i cili na nevojitet të gjithëve ne për të mbijetuar. S’ka dyshim që ju tashmë jeni të vetëdijshëm mbi faktin se si po e dëmton lakmia tokën, por këtu kemi disa kujtues.

Duke helmuar planetin

Kohë më parë, në vitin 1962, Rakel Karsen paralajmëroi në librin e saj Pranverë e heshtur (Silent Spring) kundër helmimit të planetit nga pesticidet dhe mbeturinat toksike. Në librin The Naked Savage thuhet: «Njerëzimi po ndot ambientin e vet dhe po fëlliq folenë e vet, gjë që sinjalizon zhdukjen e specieve.» Njerëzimi po e helmon planetin akoma më me makutëri. «Duke kërkuar përfitime më të mëdha në një kohë më të shkurtër,—thotë World Hunger: Twelve Myths,—prodhuesit e mëdhenj janë gati ta mbipërdorin tokën, ujin dhe lëndët kimike pa menduar se kështu gërryejnë tokën, sosin rezervat ujore dhe ndotin ambientin.»

Në vend që t’i mbrojnë pyjet tropikale me shi, të cilat s’kanë të çmuar për tokën, pasi janë vendimtare për mbijetesën e saj, njeriu po i shkatërron ato më shpejt se kurrë. Shkrimtarët e Far From Paradise—The Story of Man’s Impact on the Environment (1986), thonë: «Pyjet e shëndetshme tropikale pothuaj do të jenë zhdukur të paktën brenda pesëdhjetë vjetësh, nëse shpejtësia e tanishme e shfrytëzimit të tyre vazhdon me të njëjtin ritëm.»

Peshkatarët e paskrupullt përdorin dinamit dhe helme kimike për të zënë peshk përreth shkëmbinjve koralë nënujorë, të cilët janë përshkruar si «ekuivalentët detarë të pyjeve tropikale me shi», për shkak të bollëkut të formave jetësore që strehohen në to. Këto metoda brutale peshkimi bashkë me ndotjen e shkujdesur kimike, kanë «dëmtuar rëndë» shumë korale të gjalla.—The Toronto Star.

«Ne ndëshkojmë veten»

Z. Shridath Ramfel, i cili ishte president i Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe të Burimeve Natyrore (IUNC), nga viti 1991 deri në vitin 1993, e përshkruan këtë lloj shpërdorimi të burimeve tokësore si «vrasja e natyrës». Por, sa e rëndë është gjendja? Duke cituar një shembull, Ramfel shkruan: «Pjesa më e madhe e lumenjve të Indisë s’janë gjë tjetër, veçse kanale të pambuluara ujërash të zeza, që marrin me vete mbeturina të patrajtuara nga zonat urbane dhe rurale e i çojnë në det.» Cili është përfundimi i tij? «Ne ndëshkojmë veten.»

Lakmia ka mbizotëruar për shekuj të tërë në historinë e njerëzimit, por sot, kërcënimi i mbijetesës së planetit është rritur. Përse? Sepse aftësia e njeriut për ta shkatërruar, tani është shumë më e madhe. «Vetëm gjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit,—thuhet në librin Larg nga Parajsa (Far From Paradise),—kemi disponuar mjete kimike dhe mekanike për të shkatërruar në mënyrë konkrete forma të tjera jete të planetit tonë. . . . Homo sapiensi [latinisht, njeriu i mençur], siç e quan njeriu veten në mënyrë tepër jomodeste, ka pothuaj fuqi absolute dhe ka pushuar së ushtruari çdo vetëpërmbajtje.» Kohët e fundit, organizata Greenpeace për mjedisin ngriti një padi të fortë, duke thënë: «Njeriu modern ka bërë nga Parajsa [toka] një pirg plehrash . . . dhe tani qëndron si një fëmijë shtazarak . . . buzë . . . shkatërrimit konkret të këtij oazi, ku ekziston jeta.»

Por lakmia nuk kërcënon vetëm perspektivat largpamëse të planetit. Ajo kërcënon lumturinë në këtë çast dhe sigurinë tuaj e të familjes suaj. Në ç’mënyrë? Shqyrtoni artikullin vijues.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo