Viktor Stashevski është burgosur që nga marsi i vitit 2021 në Krime
Dëshmitarët e Jehovait burgosen për shkak të besimit—Sipas vendeve
Deri në prill 2026, më shumë se 279 Dëshmitarë të Jehovait anekënd botës janë të burgosur për shkak të besimit.
Neni 18 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike garanton të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë. Mirëpo në disa vende, Dëshmitarëve të Jehovait u mohohet kjo e drejtë. Autoritetet i burgosin dhe i keqtrajtojnë padrejtësisht, ngaqë praktikojnë besimin e tyre ose ngaqë refuzojnë të kryejnë shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes.
«Kujtoni ata që janë në burgje, sikur të ishit të burgosur me ta.»—Hebrenjve 13:3.