BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwwd kap. 44
  • Aftësia rregulluese e hormoneve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Aftësia rregulluese e hormoneve
  • A është projektuar?
  • Material i ngjashëm
  • Si je me tiroidet?
    Zgjohuni!—2009
  • Osteoporoza: Sëmundja e ‘kockave të brishta’
    Zgjohuni!—1997
  • Çfarë është stresi?
    Zgjohuni!—2020
A është projektuar?
ijwwd kap. 44
Një grua po kontrollon gjëndrën tiroide para pasqyrës.

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Aftësia rregulluese e hormoneve

Që trupi ynë të funksionojë mirë, gjaku duhet të ruajë nivelin preciz të elektroliteve të tilla, si kalciumi. Mirëpo sasia e elektroliteve që futim në organizëm, varion nga dita në ditë. Si arrin trupi ynë të mbajë një sasi stabël në qarkullim?

Një organizëm i shëndetshëm rregullon nivelin e elektroliteve duke prodhuar, depozituar dhe sekretuar hormone në qarkullimin e gjakut. Hormonet janë substanca kimike që koordinojnë funksione të ndryshme të trupit. Edhe një sasi fare e vogël e një hormoni mund të ndikojë ndjeshëm tek organizmi ynë. Encyclopedia Britannica pohon se sekretimi i hormoneve nuk është «një proces i rastësishëm, por mjaft ekzakt dhe tejet kompleks».

Për shembull, gjëndrat paratiroide në qafë diktojnë edhe ndryshimet më të vogla të sasisë së kalciumit në gjak. Normalisht organizmi ynë ka 4 gjëndra të tilla, dhe secila prej tyre është sa një kokërr orizi.

Kolazh: Diagrame që tregojnë gjëndrën tiroide. 1. Një pamje nga përpara që tregon vendndodhjen e tiroides në qafë. 2. Një pamje nga prapa e tiroides ku tregohen gjëndrat paratiroide.

Kur këto gjëndra dallojnë se sasia e kalciumit ka rënë nën një nivel të caktuar, ato menjëherë, shpesh brenda ca sekondave, sinjalizojnë kockat që të sekretojnë në gjak kalciumin e depozituar. Gjithashtu, ky hormon komandon veshkat që të mos filtrojnë më kalcium nga gjaku, kurse zorrën e hollë që të përthithë sasi më të madhe kalciumi prej ushqimit.

Nga ana tjetër, nëse gjaku përmban tepër kalcium, gjëndra e tiroides sekreton një hormon tjetër. Ky hormon sinjalizon kockat që të përthithin dhe të depozitojnë më shumë kalcium, kurse veshkat që të filtrojnë dhe të eliminojnë kalcium më shumë se zakonisht.

Këto janë vetëm 2 nga më shumë se 100 hormonet që përdor organizmi ynë për të rregulluar procese të ndryshme.

Si mendon? A erdhi me evolucion aftësia rregulluese e hormoneve? Apo është projektuar?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo