BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwwd kap. 17
  • Disku thithës i peshkut me ventuzë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Disku thithës i peshkut me ventuzë
  • A është projektuar?
  • Material i ngjashëm
  • Lëkura e peshkaqenit
    Zgjohuni!—2010
  • Lëkura e peshkaqenit
    A është projektuar?
  • Peshkaqeni i bardhë i madh nën sulm
    Zgjohuni!—2000
  • Përbindëshat gjigantë të thellësive
    Zgjohuni!—2009
Shih më tepër
A është projektuar?
ijwwd kap. 17
Një peshk me ventuzë duke notuar. Sipër kokës ka diskun thithës në formë ovale.

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Disku thithës i peshkut me ventuzë

Peshku me ventuzë, një lloj peshku ngjitës, është në gjendje të ngjitet fort pas krijesave të tjera detare dhe të shqitet me lehtësi, pa e dëmtuar mikpritësin. Këto aftësi i kanë intriguar shkencëtarët.

Shqyrto faktet: Peshku me ventuzë ngjitet pas rajave, peshkaqenëve, breshkave, balenave dhe krijesave të tjera detare, pavarësisht nga lloji i lëkurës a i zhguallit. Ai ushqehet me parazitë dhe me ushqimet që lë mikpritësi, ndërkohë që shijon një udhëtim falas dhe mbrojtje nga grabitqarët. Shkencëtarët po e studiojnë ventuzën ose diskun thithës për të parë si arrin ky peshk të ngjitet butë e në të njëjtën kohë fort në lloje të ndryshme sipërfaqesh.

Disa peshq me ventuzë që shoqërojnë një peshkaqen-balenë

Ventuza e këtij peshku është një disk thithës në formë ovale që ndodhet në pjesën e sipërme të kokës. Disku ka një buzë të jashtme të trashë e të butë që krijon efektin thithës. Brenda diskut ka radhë fletësh me gjemba të veckël e të fortë. Kur fletët janë të ngritura, gjembat bien në kontakt me lëkurën e mikpritësit, e kështu krijohet forca e fërkimit. Falë kombinimit të forcës thithëse dhe asaj të fërkimit, peshku me ventuzë ngjitet fort pas mikpritësit, pavarësisht nga shpejtësia me të cilën lëviz ai ose ndryshimeve të papritura të drejtimit.

Të impresionuar nga disku thithës i peshkut me ventuzë, shkencëtarët kanë krijuar një disk artificial. Kjo pajisje në formë ovale mund të ngjitet fare lehtë në lloje të ndryshme sipërfaqesh. Kur shkencëtarët u përpoqën ta shkëputnin nga sipërfaqja ku ishte ngjitur, disku u rezistoi forcave qindra herë më të mëdha se pesha e vet.

Teknologjia e frymëzuar nga disku i peshkut me ventuzë, mund të aplikohet në forma të ndryshme. Për shembull, mund të përdoret për të monitoruar krijesat detare, për të eksploruar në thellësi të oqeaneve dhe për të fiksuar drita e mjete të ndryshme në pjesën nënujore të urave dhe të anijeve.

Si mendon? A erdhi me evolucion disku thithës i peshkut me ventuzë? Apo është projektuar?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo