BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwfq artikulli 37
  • Pse Dëshmitarët e Jehovait qëndrojnë asnjanës në politikë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse Dëshmitarët e Jehovait qëndrojnë asnjanës në politikë?
  • Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Material i ngjashëm
  • Të mbajmë asnjanësinë mes një bote të përçarë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • A duhet të përfshihet feja në politikë?
    Tema të tjera
  • «Ata nuk janë pjesë e botës»
    Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
  • Çfarë do të thotë të jesh asnjanës?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
ijwfq artikulli 37
Një Dëshmitar i Jehovait largohet nga një grup i acaruar që bën protestë politike

Pse Dëshmitarët e Jehovait qëndrojnë asnjanës në politikë?

Dëshmitarët e Jehovait qëndrojnë asnjanës në politikë për arsye fetare, bazuar në atë që mëson Bibla. Ne nuk lobojmë, nuk votojmë për partitë politike ose kandidatët e tyre, nuk kandidojmë për poste qeveritare dhe nuk marrim pjesë në asnjë orvatje për të ndryshuar qeverinë. Ne besojmë se Bibla jep arsye të forta pse e ndjekim këtë drejtim.

  • Ne imitojmë Jezuin, i cili nuk pranoi një pozitë në politikë. (Gjoni 6:15) Ai i mësoi dishepujt e tij ‘të mos ishin pjesë e botës’ dhe ua bëri të qartë se nuk duhej të përkrahnin asnjë çështje politike.​—Gjoni 17:14, 16; 18:36; Marku 12:13-17.

  • Ne i qëndrojmë besnikë Mbretërisë së Perëndisë, të cilën Jezui e përmendi kur tha: «Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar.» (Mateu 24:14) Si përfaqësues të Mbretërisë së Perëndisë dhe me caktimin për të lajmëruar ardhjen e saj, ne qëndrojmë asnjanës në çështjet politike të të gjitha vendeve, përfshirë edhe vendin ku jetojmë.​—2 Korintasve 5:20; Efesianëve 6:20.

  • Duke qëndruar asnjanës, mund t’u flasim lirisht për lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë njerëzve të çdo lloj bindjeje politike. Përpiqemi ta tregojmë me fjalë dhe vepra se zgjidhjen e problemeve në botë e presim nga Mbretëria e Perëndisë.​—Psalmi 56:11.

  • Ngaqë shmangim fraksionet politike, jemi të bashkuar si një vëllazëri ndërkombëtare. (Kolosianëve 3:14; 1 Pjetrit 2:17) Krejt ndryshe, fetë që përzihen në politikë krijojnë përçarje mes anëtarëve të tyre.​—1 Korintasve 1:10.

Respektojmë qeveritë. Edhe pse nuk marrim pjesë në politikë, ne e respektojmë autoritetin e qeverive. Kjo është në harmoni me urdhrin e Biblës: «Çdo shpirt të jetë i nënshtruar ndaj autoriteteve më të larta.» (Romakëve 13:1) Ne u bindemi ligjeve, paguajmë taksat dhe bashkëpunojmë me masat që merr qeveria për mirëqenien e qytetarëve të saj. Nuk marrim pjesë në asnjë lëvizje për të rrëzuar qeverinë, por ndjekim këshillën e Biblës që të lutemi «për mbretërit dhe për të gjithë ata që janë në poste të larta», veçanërisht kur ata marrin vendime që mund të ndikojnë në lirinë e adhurimit.​—1 Timoteut 2:1, 2.

Gjithashtu, respektojmë të drejtën e të tjerëve për të vendosur vetë për çështjet politike. Për shembull, nuk prishim procesin e zgjedhjeve ose nuk i pengojmë të tjerët nëse zgjedhin të votojnë.

A është asnjanësia diçka e re e kohëve të sotme? Jo. Apostujt dhe të krishterët e tjerë në shekullin e parë mbajtën të njëjtin qëndrim ndaj autoriteteve qeveritare. Një libër (Beyond Good Intentions) thotë: «Megjithëse besonin se e kishin për detyrë të respektonin autoritetet qeveritare, të krishterët e hershëm nuk besonin se duhej të përfshiheshin në çështjet politike.» Po ashtu, një libër tjetër (On the Road to Civilization) thotë se të krishterët e hershëm «nuk merrnin poste politike».

A përbën asnjanësia jonë politike kërcënim për sigurinë kombëtare? Jo. Ne jemi nënshtetas paqedashës, nga të cilët autoritetet qeveritare s’kanë pse të frikësohen. Duke komentuar për asnjanësinë tonë politike, një raport i Akademisë Kombëtare të Shkencave në Ukrainë në vitin 2001 thoshte: «Sot, disa mund të mos e pëlqejnë këtë qëndrim të Dëshmitarëve të Jehovait; kjo ishte arsyeja kryesore pse u akuzuan në të kaluarën nga regjimet totalitare naziste dhe komuniste.» Por edhe nën shtypjen sovjetike Dëshmitarët «mbetën nënshtetas që i bindeshin ligjit. Ata punuan me ndershmëri dhe altruizëm në kooperativa e në fabrika dhe nuk përbënin kërcënim për regjimin komunist». Edhe sot, bindjet dhe praktikat e Dëshmitarëve të Jehovait, siç përfundonte ky raport, nuk «minojnë sigurinë dhe integritetin e asnjë shteti».

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo