INDONEZIA
Jehovai e tejkaloi atë që pritnim!
Angerago Haja
LINDUR: 1957
PAGËZUAR: 1997
TË DHËNA: U kthye në fshatin e tij të thellë në ishullin e Niasit dhe ndihmoi të ndërtohej një Sallë e re Mbretërie.
NË VITIN 2013 kongregacioni ynë i vogël në Tugala Ojo dëgjoi lajmin e mrekullueshëm se do të kishim një Sallë të re Mbretërie. Autoritetet vendëse e mirëpritën projektin dhe 60 nga fqinjët firmosën një peticion ku jepnin miratimin. Njëri nga fqinjët na tha: «Edhe sikur t’ju duhen 200 firma, do t’i merrni!»
Dy vullnetarë me përvojë në ndërtimin e Sallave të Mbretërisë erdhën që të mbikëqyrnin ndërtimin e sallës së re, që përfundoi në nëntor 2014. Nuk e kishim ëndërruar kurrë që kongregacioni ynë të kishte një vend adhurimi kaq të shkëlqyer. Vërtet, Jehovai e tejkaloi atë që pritnim!