INDONEZIA
Nga bos i mafias në qytetar të respektuar
Hisar Sormini
LINDUR: 1911
PAGËZUAR: 1952
TË DHËNA: Ish-kreu i një rrjeti kriminelësh që më vonë u bë anëtar i Komitetit të Degës.
NJË herë vëlla Sorminin e thirri Drejtori i Shërbimeve Sekrete në zyrën e prokurorit të përgjithshëm.
Ai tha: «Ti je indonezian, prandaj ji i sinqertë me mua. Çfarë bëjnë në të vërtetë Dëshmitarët e Jehovait në Indonezi?»
«Më lejo të të tregoj historinë time,—iu përgjigj vëlla Sormini.—Njëherë e një kohë kam qenë koka e një bande kriminale, kurse tani u mësoj njerëzve Biblën. Këtë bëjnë Dëshmitarët e Jehovait në Indonezi: njerëzit pa pikë vlere si puna ime i kthejnë në qytetarë të mirë.»
Drejtori i Shërbimeve Sekrete deklaroi më vonë: «Dëgjoj shumë ankesa për Dëshmitarët e Jehovait. Por e di që janë fe e mirë, sepse z. Sormini e ndihmuan të ndryshonte.»