BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb16 f. 100
  • Lëvizja Bibelkring

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lëvizja Bibelkring
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
yb16 f. 100

INDONEZIA

Lëvizja Bibelkring

NGA fundi i viteve 30 në zonën përreth liqenit Tobë në Sumatrën e Veriut u formua një lëvizje e re fetare e quajtur Bibelkring (emër që në holandisht do të thotë «një grup studentësh të Biblës»). Kjo lëvizje filloi pasi disa mësues kishin pranuar botime nga një pionier që po vizitonte vendin, ndoshta Erik Juinsi, i cili kishte predikuar në zonën rreth liqenit Tobë në vitin 1936. Ajo që lexuan, i nxiti mësuesit të largoheshin nga Kisha Protestante e Batakëve dhe të formonin grupe për studimin e Biblës në shtëpi. Grupet u rritën e u përhapën aq sa anëtarët e tyre arritën në qindra.a

Dame Simboloni, ish-pjesëtare e lëvizjes Bibelkring

Dame Simboloni, ish-pjesëtare e Bibelkring, tani motra jonë e krishterë

Duke u bazuar te botimet që lanë pionierët, pjesëtarët e hershëm të kësaj lëvizjeje kuptuan disa të vërteta biblike. Dame Simboloni, një ish-anëtare që e pranoi të vërtetën në vitin 1972, tha: «Ata nuk nderonin flamurin dhe nuk përziheshin fare në Krishtlindje e ditëlindje. Madje, disa predikonin shtëpi më shtëpi.» Megjithatë, duke mos pasur mbështetjen e organizatës së Perëndisë, shpejt kjo lëvizje ra viktimë e arsyetimeve njerëzore. Limeria Nadapdapi, një tjetër ish-anëtare që tani është motra jonë në besim, shpjegon: «Gratë nuk lejoheshin të bënin makijazh, të vinin bizhuteri, të vishnin rroba të kohës, madje as të vishnin këpucë. Gjithashtu, anëtarëve u ndalohej të kishin një kartë identiteti kombëtare, qëndrim që ndezi zemërimin e qeverisë.»

Me kalimin e kohës lëvizja Bibelkring u nda në disa grupe të vogla dhe gradualisht u shpërbë. Më vonë, kur pionierët u kthyen në zonën e liqenit Tobë, mjaft nga anëtarët e mëparshëm të asaj lëvizjeje pranuan të vërtetën.

a Sipas disa burimeve, në kulmin e saj lëvizja Bibelkring arriti në mijëra pjesëtarë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo