BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb15 f. 162-f. 163 par. 2
  • Njëzet e dy veta lanë kishën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njëzet e dy veta lanë kishën
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
yb15 f. 162-f. 163 par. 2

REPUBLIKA DOMENIKANE

Njëzet e dy veta lanë kishën

Figura në faqen 162

GERMAN GOMERA ishte i parafundit nga 11 fëmijët. Pas vdekjes së të atit dhe dy motrave, e ëma, Luiza, e transferoi familjen në qytet. Atje u bashkuan me kishën menonite, pjesëtarë të së cilës ishin edhe vëllezërit e Luizës dhe familjet e tyre.

Germani tregon: «Më 1962 mbërritën në qytet një çift pionierësh specialë. Thuhej se ata po i mbytnin banorët me ‘mësime djallëzore’. Prapëseprapë, kur çifti shkoi në shtëpinë e familjes Pina, një familje e madhe, i ftuan brenda. Aq shumë u mahnitën nga sjellja miqësore dhe e ngrohtë e pionierëve, saqë i ndoqën gjithë sy e veshë kur flitnin. Falë kësaj vizite, familja Pina dhe tri motrat e mia më të mëdha nisën të studionin.»

Germani vazhdon: «Një ditë kur pionierët vizituan familjen Pina, ishte e ftuar edhe mamaja. Lexuan një pjesë nga Bibla që theksonte shpresën e jetës së përhershme në tokë. Mamaja i pyeti: ‘Po pse në kishën time thonë se do të shkojmë në qiell?’ Pasi vëllai iu përgjigj nga Bibla dhe i shpjegoi atë çka thonë Shkrimet për ringjalljen në tokë, mamaja reagoi mirë dhe filloi t’u fliste të tjerëve për atë që kishte mësuar.

Kur pastorët e kishës menonite zbuluan se besimtarët e tyre po studionin me Dëshmitarët e Jehovait, bënë çmos t’u mbushnin mendjen ta ndërpritnin studimin. U treguan agresivë e kërcënues. Maksimina Pina, e zonja e shtëpisë, u tha: ‘Më dëgjoni mirë! Jam e rritur dhe vendos vetë.’

Në fund 22 veta e lanë kishën menonite e filluan të ndiqnin mbledhjet e kongregacionit në një shtëpi me qira. Mamaja u pagëzua më 1965, ndërsa unë katër vjet më vonë, më 1969 kur isha 13 vjeç.»

Figura në faqen 163

Germani me motrat sot. Të gjithë i shërbejnë besnikërisht Jehovait

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo