BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb15 f. 122-f. 123 par. 7
  • Prapë do të jem Dëshmitare e Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Prapë do të jem Dëshmitare e Jehovait
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
  • Material i ngjashëm
  • Mirënjohës, pavarësisht nga tragjeditë: Si më ndihmoi Bibla t’i përballoja
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Më shumë se 50 vjet ‘duke kaluar’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Të sakrifikojmë shumë për diçka më të madhe
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Bibla të ndryshon jetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
yb15 f. 122-f. 123 par. 7

REPUBLIKA DOMENIKANE

Prapë do të jem Dëshmitare e Jehovait

Ana-Maria (Meri) Gasi

  • LINDUR: 1935

  • PAGËZUAR: 1956

  • TË DHËNA: E re katolike e flaktë që mësoi të vërtetën biblike dhe me guxim përballoi kundërshtimin nga familja, kisha dhe shteti.

Figura në faqen 122

ISHA shumë fetare dhe mjaft e përfshirë në aktivitetet e Kishës Katolike. Këndoja në korin e kishës dhe shoqëroja priftërinjtë kur shkonin në fushë të hapur që të meditonin, e më pas mbanin meshën. Më pas, më 1955 motra ime më foli për Parajsën që do të vinte. Më dha një Bibël, broshurën Ky lajm i mirë për Mbretërinë dhe librin Le të dalë Perëndia i vërtetë. Mbeta pa fjalë, ndaj pyeta priftin nëse mund të lexoja Biblën. Ai më tha se «do të lajthisja fare» po ta lexoja, por gjithsesi e kisha ndarë mendjen.

Pasi vajta të jetoja me gjyshërit në Boka-Çikë, një prift më pyeti përse nuk shkoja në kishë. I shpjegova se kisha zbuluar se shumë doktrina kishtare nuk gjenden në Bibël. Prifti pëlciti nga inati.

Dëgjo këtu, zonjushë! Ti je dele e larguar nga kopeja ime,​—ulëriti ai.

Jo,​—ia ktheva,—​je larguar ti nga kopeja e Jehovait, sepse delet i përkasin Jehovait, jo njerëzve.

Nuk u ktheva më kurrë në kishë. Shkova të jetoja te motra dhe u pagëzova vetëm gjashtë muaj pasi kisha dëgjuar për të vërtetën. U bëra pioniere e rregullt pa vonesë. Vitin pasues u martova me Enriko Gasin, që po shërbente si mbikëqyrës qarkor. Një herë kur po predikonim në një park në La Romanë, policia arrestoi Enrikon. Teksa e merrnin, i ndoqa nga pas dhe u thashë: «Edhe unë jam Dëshmitare e Jehovait dhe po ashtu po predikoja. Pse nuk më merrni edhe mua?» Por s’kishin ndër mend të më arrestonin.

Tashmë Enriko kishte bërë shtatë vjet e gjysmë burg. Këtë herë e dënuan me 20 muaj. E vizitoja çdo të diel. Gjatë një vizite, kapiteni i burgut më pyeti: «Po ti, ç’do këtu?»

Im shoq është në burg ngaqë është Dëshmitar i Jehovait,​—i shpjegova.

Ai ma ktheu: je e re dhe të pret një ardhme e shkëlqyer. Pse e harxhon kohën kot me Dëshmitarët e Jehovait?

Edhe unë jam Dëshmitare e Jehovait,​—iu përgjigja.—​Edhe nëse më vritni shtatë herë e më ringjallni shtatë herë, unë prapë do të jem Dëshmitare e Jehovait.​—Me kaq më urdhëroi të ikja.

Pasi u hoq ndalimi, bashkë me Enrikon shërbyem për disa vjet në veprën qarkore e krahinore. Ai ra në gjumin e vdekjes më 8 mars 2008. Ndërsa unë vazhdoj të shërbej si pioniere e rregullt.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo