BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb15 f. 118-f. 119 par. 4
  • «Luftova si luan»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Luftova si luan»
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
  • Material i ngjashëm
  • E vërteta transformon jetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Të gjithë kemi nevojë për ngushëllim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Babai që u duhet fëmijëve
    Zgjohuni!—2004
  • Të fiksuar pas bukurisë
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
yb15 f. 118-f. 119 par. 4

REPUBLIKA DOMENIKANE

«Luftova si luan»

Luis Eduardo Montasi

  • LINDUR: 1906

  • PAGËZUAR: 1947

  • TË DHËNA: Ish-zyrtar në partinë e Rafael Truhijos. Mësoi të vërtetën biblike dhe i shërbeu me besnikëri Jehovait derisa vdiq në vitin 2000.

Figura në faqen 118

LUISI, i afërm i Truhijos, shërbente si nëpunës thesari në partinë që po qeveriste, Partido Dominicano (Partia Domenikane). Megjithatë e urrente politikën e Truhijos dhe shpesh përpiqej të jepte dorëheqjen, mirëpo, diktatori nuk e linte.

Kur Truhijo vrau dy vëllezërit e Luisit, ky u përpoq dy herë të vriste diktatorin. Sidoqoftë nuk e diktuan kurrë. Madje, konsultohej me mediumet, duke kërkuar ndihmë që ta vriste këtë burrë për të cilin thoshte: «Sillej si bishë dhe e mbante veten më lart se kushdo.» Më pas, në një tavolinë në shtëpinë e një mediumi pa librin E vërteta do t’ju bëjë të lirë dhe nisi ta lexonte. Kaq interes pati për librin, saqë e mori në shtëpi dhe më pas arriti në përfundimin se kjo ishte e vërteta fetare që po kërkonte.

Kur Luisi shkoi në Sjutat-Truhijo, ndoqi një mbledhje të Dëshmitarëve të Jehovait ku mori disa libra e revista. Kaloi gjithë natën duke lexuar literaturën dhe më pas kërkoi një studim biblik. Teksa përparonte, vendosi të shkëputej nga regjimi i Truhijos. Kur diktatori e mori vesh, i ofroi postin prestigjoz të konsullit domenikan në Porto-Riko. Por, Luisi e hodhi poshtë ofertën, edhe pse e dinte se ky vendim mund t’i sillte përndjekje.

Luisi kujtonte: «Më keqtrajtuan në lloj-lloj mënyrash dhe qeveria më ngriti çdo lloj gracke që mund të imagjinohet. Mirëpo e kisha ndarë mendjen t’i hidhja pas krahëve kënaqësitë e kësaj bote.» Ai u bë lajmëtar kaq i guximshëm i lajmit të mirë, saqë priftërinjtë vendës i vunë pseudonimin «predikuesi». Luisi u pagëzua më 5 tetor 1947, gjashtë muaj pasi kishte ndjekur mbledhjen e parë.

Pasi u pagëzua, Luisin e gjurmuan, e burgosën dhe e futën në izolim. Sa e sa herë u përpoqën t’i merrnin jetën. Megjithatë, kurdo që e arrestonin dhe e çonin në gjyq, shfrytëzonte rastin për të dhënë dëshmi. Thoshte: «Luftova si luan për të mbrojtur besimin dhe i kujtoj me gëzim ato ditë.»

Shërbimi i tij besnik ndaj Perëndisë s’kaloi pa u vënë re nga të tjerët. Më 1994 gazeta domenikane El Siglo shkruante për të: «Z. Luis Eduardo Montasi njihet si njeri i përkushtuar këtu në San-Kristobal. Ky njeri është i rrallë, një burrë që shfaq shumë empati dhe frymë të butë. Çdo gjë që dimë për të në historinë e San-Kristobalit lidhet me përkushtimin që kishte si i krishterë.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo