BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb15 f. 82-f. 85 par. 3
  • Pamje e përgjithshme e Republikës Domenikane

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pamje e përgjithshme e Republikës Domenikane
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
yb15 f. 82-f. 85 par. 3
Figura në faqen 82

REPUBLIKA DOMENIKANE

Pamje e përgjithshme e Republikës Domenikane

Harta në faqen 83

Vendi: Republika Domenikane zë rreth dy të tretat e ishullit Hispaniola, kurse pjesa tjetër i përket Haitit. Shumëllojshmëria gjeografike përfshin pyjet tropikale të shiut, malet madhështore, moçalet e mangrovave dhe shkretëtirat. Maja më e lartë e Republikës Domenikane është Piko-Duarte, 3.175 metra mbi nivelin e detit. Pjesa më e madhe e bregdetit ka plazhe mahnitëse me rërë të bardhë, kurse në brendësi të vendit shtrihen lugina pjellore si lugina e Sibaut.

Popullsia: Banorët janë kryesisht me origjinë të përzier evropiane dhe afrikane. Ka disa grupe minoritare; haitianët janë grupi më i madh.

Gjuha: Spanjishtja është gjuha zyrtare.

Figura në faqet 84, 85

Vëllezër e motra kënaqen me njëri-tjetrin

Jetesa: Industria minerare, e sheqerit, e kafesë dhe e duhanit kanë qenë historikisht burimet kryesore të të ardhurave. Në rritjen ekonomike të kohëve të fundit kanë ndikuar turizmi dhe industria e përpunimit.

Klima: Ishulli ka klimë të butë e tropikale, me një mesatare të temperaturës vjetore 25 gradë celsius. Mesatarja e reshjeve vjetore varion nga më se 2.032 mm në zonat malore në verilindje, deri në më pak se 760 mm në zonat më të ulëta. Herë pas here ishullin e godasin uragane dhe stuhi tropikale.

Kultura: Ndër ushqimet bazë janë orizi, fasulet dhe perimet. Domenikanëve u pëlqejnë edhe frutat e detit, frutat tropikale, specat dhe bananet e skuqura. Disa prej këtyre ushqimeve i gjen në pjatën më të famshme, të njohur si La Bandera Dominicana (flamuri domenikan). Ishullarët kanë pasion bejzbollin, muzikën dhe kërcimin, veçanërisht merengen. Instrumente muzikore mjaft të njohura janë kitara, daullja, fyelli dhe marimba.

SIPËRFAQJA (kilometra katrorë)

48.671

POPULLSIA

10.404.000

LAJMËTARË NË VITIN 2014

38.161

RAPORTI 1 LAJMËTAR NË

273

PJESËMARRJA NË PËRKUJTIM NË VITIN 2014

132.760

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo