SHPREHJE NGA BIBLA
Përdore dhuratën që të ka dhënë Perëndia
Të gjithë e çmojmë pa masë kur marrim dhe japim inkurajim në kongregacion. Ama për ta bërë këtë, nuk mjafton vetëm të kalojmë kohë me vëllezërit e motrat. Bibla e quan aftësinë që kemi për të forcuar besimin e njëri-tjetrit, «dhuratë nga Perëndia». (Rom. 1:11, 12) Si mund ta përdorim plotësisht këtë dhuratë?
Inkurajoji të tjerët me fjalë të mirëmenduara. Për shembull, në mbledhje mund të bëjmë komente që nuk përqendrohen te ne, por te Jehovai, te Fjala e tij dhe te populli i tij. E kur flasim me bashkëbesimtarët, le të përpiqemi të bisedojmë për gjëra që u forcojnë besimin.
Inkurajoji të tjerët me vendimet dhe me veprimet e tua. Për shembull, disa kanë vendosur të mos heqin dorë nga shërbimi në kohë të plotë, pavarësisht nga sfidat personale. Të tjerë i ndjekin rregullisht mbledhjet e mesjavës, edhe nëse kanë pasur një ditë të lodhshme pune a nëse vuajnë nga një problem shëndetësor kronik.
A u jep zemër vëllezërve e motrave me fjalët dhe me veprimet e tua? Dhe a je syçelë të dallosh e të vlerësosh dhuratën që po të jep Perëndia nëpërmjet tyre?