BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w24 shkurt f. 31
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • Pse duhet të jemi të shenjtë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • A po e mirëmban «mburojën e madhe të besimit»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Jeta dhe gjaku: A i konsideron ato të shenjta?
    Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
  • Kush është autori i Biblës?
    Zgjohuni!—2007
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
w24 shkurt f. 31
Ezdra mban në dorë një rrotull dhe lëvdon Jehovain para popullit.

A e dini?

Pse përsëriten disa fraza në Bibël?

ME RASTE shkrimtarët e Biblës përsëritën fjalë për fjalë të njëjtat fraza. Shqyrto tri arsye pse mund ta kenë bërë këtë.

Koha e shkrimit. Në Izraelin e lashtë, pjesa më e madhe e njerëzve nuk kishin një kopje personale të Ligjit. Shumicën e kohës kombi e dëgjonte Ligjin kur mblidheshin në tabernakull. (Ligj. 31:10-12) Dhe ka shumë të ngjarë të mos mungonin shpërqendrimet ndërsa dëgjonin dhe rrinin në këmbë me orë të tëra mes asaj turme të madhe. (Neh. 8:2, 3, 7) Në raste të tilla, përsëritja e frazave kyçe patjetër që ia bënte më të lehtë t’i fiksonin shkrimet dhe t’i zbatonin. Për më tepër, përsëritja e fjalëve të caktuara duhet t’i ketë ndihmuar të kujtonin çështje të detajuara, si rregullat dhe vendimet gjyqësore të Perëndisë.—Lev. 18:4-22; Ligj. 5:1.

Stili i shkrimit. Rreth 10 për qind e Biblës përbëhet nga këngë. Këtu përfshihen Psalmet, Kënga e Solomonit dhe Vajtimet. Hera-herës kënga përmbante edhe një refren që nxirrte në pah temën kryesore të këngës dhe i ndihmonte dëgjuesit të mësonin përmendsh fjalët. Për shembull, vini re fjalët e Psalmit 115:9-11: «O Izrael, ki besim te Jehovai! Ai është ndihma dhe mburoja jote. O shtëpi e Aronit, ki besim te Jehovai! Ai është ndihma dhe mburoja jote. Ju që nderoni thellësisht Jehovain, kini besim te Jehovai! Ai është ndihma dhe mburoja juaj.» Përsëritja e këtyre fjalëve duhet t’i ketë ndihmuar këngëtarët që të ngulitnin në mendje e në zemër të vërteta të çmuara.

Theksimi i çështjeve me peshë. Nganjëherë shkrimtarët e Biblës përsëritnin fraza kyçe. Për shembull, kur Jehovai i udhëzoi izraelitët të mos hanin gjak, e nxiti Moisiun ta përsëriste disa herë arsyen. Perëndia dëshironte të theksonte se jeta e çdo krijese është në gjak, pra se gjaku përfaqëson jetën. (Lev. 17:11, 14) Më vonë, apostujt dhe pleqtë në Jerusalem u shkruan të krishterëve për gjërat që duhej të shmangnin që të mos i sillnin pakënaqësi Perëndisë; ata theksuan se duhej të rrinin larg nga gjaku.—Vep. 15:20, 29.

Jehovai nuk kishte si qëllim që përsëritja e shprehjeve nga Shkrimet të kthehej në zakon. Për shembull, Jezui tha: «Kur të lutesh, mos përsërit gjithnjë të njëjtat gjëra.» (Mat. 6:7) Më pas, ai na dha disa ide si të lutemi për çështje që janë në harmoni me vullnetin e Perëndisë. (Mat. 6:9-13) Prandaj, edhe pse nuk duam të bëhemi përsëritës në lutjet tona duke thënë gjithmonë të njëjtat fjalë, jemi të lirë të lutemi për të njëjtat çështje sa herë të duam.—Mat. 7:7-11.

Ka arsye të vlefshme pse në Fjalën e frymëzuar të Perëndisë përsëriten fjalë e shprehje të caktuara. Në fakt, kjo është një nga mënyrat e shumta si na mëson të nxjerrim dobi Mësuesi ynë i Madh.—Isa. 48:17, 18.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo