TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Prindër, mësojini fëmijët t’ia gëzojnë zemrën Perëndisë
Jehovai i çmon shumë fëmijët. Ai vëren mënyrën si rritet dashuria e besimi i tyre, si dhe i kushton vëmendje qëndrueshmërisë që tregojnë. (1Sa 2:26; Lu 2:52) Edhe pse të vegjël, fëmijët mund t’ia gëzojnë zemrën Jehovait me anë të sjelljes së tyre të mirë. (Pr 27:11) Nëpërmjet organizatës së tij, Jehovai u ka siguruar mjete të shkëlqyera prindërve që t’i mësojnë fëmijët ta duan dhe t’i binden.
SHIHNI VIDEON FËMIJË—QËNDRUESHMËRIA JUAJ E GËZON JEHOVAIN!, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Çfarë ndihme dhe drejtimi u ka siguruar Jehovai fëmijëve përgjatë viteve?
Çfarë mjetesh janë në dispozicion për të ndihmuar prindërit?
Nëse je fëmijë, si ke nxjerrë dobi nga mjetet që të ka siguruar Jehovai?