TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Jehovai i çmon lutjet tona
Lutjet e pranueshme janë si aroma e këndshme e temjanit që digjej rregullisht në tempull para Jehovait. (Ps 141:2) Kur i shprehim Atit tonë qiellor dashurinë dhe mirënjohjen, kur i flasim për meraqet dhe dëshirat tona dhe kur i kërkojmë drejtim, tregojmë se e çmojmë miqësinë me të. Kuptohet, për Jehovain, lutjet e shkurtra publike që i bëjmë në mbledhje, janë pjesë e rëndësishme e adhurimit. Megjithatë, sa kënaqet Jehovai kur në lutjet personale flasim gjatë me të dhe i hapim zemrën!—Pr 15:8.
SHIHNI VIDEON LUTJA ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME PËR MUA, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Çfarë privilegjesh ka pasur vëlla Xhonsoni?
Si është mbështetur te Jehovai me anë të lutjeve?
Çfarë mësove nga eksperienca e vëlla Xhonsonit?