STËRVITU PËR SHËRBIMIN | SHTOJE GËZIMIN NË SHËRBIM
Mëso me entuziazëm
Entuziazmi është ngjitës. Ai tërheq vëmendjen e dëgjuesve, por edhe tregon se e vlerësojmë mesazhin tonë. Pavarësisht nga formimi kulturor dhe personaliteti, mund ta zhvillojmë entuziazmin. (Ro 12:11) Si?
Së pari, mendo për rëndësinë e mesazhit. Ke privilegjin ‘të shpallësh lajmin e mirë’. (Ro 10:15) Së dyti, medito për ndikimin pozitiv që mund të ketë lajmi i mirë te dëgjuesit e tu. Ata kanë shumë nevojë të dëgjojnë çfarë ke për t’u thënë. (Ro 10:13, 14) Së fundi, fol me zell, përdor gjeste të natyrshme dhe shprehje të sinqerta të fytyrës.
SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN PROVO GËZIMIN QË SJELL BËRJA E DISHEPUJVE—PËRMIRËSO AFTËSITË—MËSO ME ENTUZIAZËM, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Çfarë ia zbehu entuziazmin Nitës për studimin e saj me Xhenin?
Çfarë e ndihmoi Nitën që ta gjallëronte entuziazmin?
Entuziazmi është ngjitës
Pse duhet të përqendrohemi te cilësitë pozitive të dëgjuesve?
Çfarë ndikimi mund të ketë entuziazmi ynë te studentët e Biblës dhe te të tjerët?