BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb21 maj f. 7
  • Disiplina—Shprehje e dashurisë së Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Disiplina—Shprehje e dashurisë së Jehovait
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Material i ngjashëm
  • Të kuptojmë qëllimin e disiplinës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Disiplina—Dëshmi e dashurisë së Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Si duhet t’i disiplinosh fëmijët?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • «Dëgjoni disiplinën dhe bëhuni të mençur»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
mwb21 maj f. 7
Prindërit qajnë te pragu i derës ndërkohë që vështrojnë djalin e tyre të rritur e të papenduar të largohet nga shtëpia.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Disiplina​—Shprehje e dashurisë së Jehovait

Të disiplinosh, kryesisht përfshin të mësosh dhe të stërvitësh, si edhe të ndreqësh e të ndëshkosh. Jehovai na disiplinon që ta adhurojmë në mënyrë të pranueshme. (Ro 12:1; He 12:10, 11) Me raste, disiplina mund të jetë e dhimbshme, por, kur veprojmë sipas saj, fitojmë një qëndrim të drejtë në sytë e Perëndisë dhe bekimet e tij. (Pr 10:7) Çfarë duhet të mbajnë parasysh ata që japin disiplinë dhe ata që marrin disiplinë?

Dhënësi: Pleqtë, prindërit dhe të tjerë përpiqen fort të tregohen zemërmirë dhe të dashur kur disiplinojnë, ashtu siç bën Jehovai. (Jr 46:28) Edhe disiplina e fortë duhet dhënë sipas nevojës dhe e motivuar nga dashuria.—Tit 1:13.

Marrësi: Pavarësisht çfarë forme merr disiplina, nuk duhet ta hedhim poshtë, por duhet të përpiqemi ta zbatojmë menjëherë. (Pr 3:11, 12) E si të papërsosur, të gjithë kemi nevojë për disiplinë. Mund të disiplinohemi nga diçka që lexojmë në Bibël ose dëgjojmë në mbledhjet e kongregacionit. Ose ndonjëherë, disa kanë nevojë të disiplinohen nga një komitet gjyqësor. Kur ia vëmë veshin disiplinës, kemi një jetë më të mirë dhe do të jetojmë përgjithmonë.—Pr 10:17.

SHIHNI VIDEON «JEHOVAI DISIPLINON ATË QË E DO», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Skenë nga videoja «Jehovai disiplinon atë që e do». Kur ishte fëmijë, Kenoni predikonte me prindërit.

    Si nisi jeta e Kenonit dhe si ndryshoi ajo?

  • Skenë nga videoja «Jehovai disiplinon atë që e do». Kur u bë adult, Kenoni takohet me pleqtë.

    Çfarë disipline të dashur mori nga Jehovai?

  • Skenë nga videoja «Jehovai disiplinon atë që e do». Kur u bë burrë, Kenoni flet me të rinj në një mbledhje kongregacioni.

    Mëso ta duash disiplinën e Jehovait

    Çfarë na mëson përvoja e tij?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo