STËRVITU PËR SHËRBIMIN | SHTOJE GËZIMIN NË SHËRBIM
Përdor Fjalën e Perëndisë
Fjala e Perëndisë ka shumë fuqi. (He 4:12) Madje mund t’u prekë zemrën atyre që nuk e njohin Perëndinë. (1Se 1:9; 2:13) Provojmë gëzim të madh kur dikush kupton vlerën e një të vërtete të Biblës që i kemi treguar.
SHIHNI DRAMATIZIMIN PROVO GËZIMIN QË SJELL BËRJA E DISHEPUJVE—PËRMIRËSO AFTËSITË—LEJO FUQINË E FJALËS SË PERËNDISË TË VEPROJË, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Si e përdori Nita fuqinë e Fjalës së Perëndisë që ta ndihmonte Xhenin të kuptonte sa e mençur është të konsultohemi me Fjalën e Perëndisë?
Si e përdori Nita fuqinë e Fjalës së Perëndisë kur i kërkoi Xhenit ta lexonte shkrimin me zë dhe kur veçoi pikën kyçe të vargut?
Çfarë tregon se Xhenit iu prek zemra nga shkrimi, dhe si mendon se ndikoi kjo te Nita?