TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Çmoje miqësinë me Jehovain
Dëshmitarët e Jehovait kanë një privilegj të veçantë. Si të krishterë të kushtuar e të pagëzuar, vazhdojmë ta thellojmë miqësinë e ngushtë që kemi me Zotërinë Sovran Jehova. Ai na ka tërhequr drejt vetes nëpërmjet të Birit dhe i dëgjon lutjet tona.—Gjo 6:44; Ps 34:15.
Si ta ruajmë miqësinë e çmuar me Perëndinë? Pikësëpari, nuk duhet të bëjmë gjërat e gabuar që kryen izraelitët. Pak pasi bënë një besëlidhje me Jehovain, izraelitët bënë një viç të artë dhe ranë pre e idhujtarisë. (Eks 32:7, 8; 1Ko 10:7, 11, 14) Mund të pyesim veten: «Si reagoj përballë tundimeve? A tregojnë veprimet e mia se e çmoj miqësinë me Jehovain?» Dashuria e madhe për Atin tonë qiellor, do të na ndihmojë të ikim e t’i rrimë larg çdo gjëje që ai urren.—Ps 97:10.
SHIHNI VIDEON MBRONI MARRËDHËNIEN TUAJ ME JEHOVAIN (KOL. 3:5), DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Çfarë është lakmia?
Pse duhet ta hedhim poshtë lakminë dhe idhujtarinë?
Çfarë lidhjeje ka kurorëshkelja me idhujtarinë?
Pse duhet të bëjnë veçanërisht kujdes ata që kanë përgjegjësi teokratike që të plotësojnë nevojat e bashkëshortit?