THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ZANAFILLA 42-43
Jozefi tregon shumë vetëkontroll
A e imagjinon dot sa emocione të forta duhet të ketë provuar Jozefi kur papritur u gjend përballë vëllezërve? Mund t’u kishte treguar menjëherë kush ishte, e pastaj, ose t’i përqafonte, ose të hakmerrej. Por ai nuk veproi nga impulsi. Çfarë do të bësh nëse je viktimë e padrejtësive nga një pjesëtar i familjes ose nga dikush tjetër? Nga shembulli i Jozefit mësojmë sa e rëndësishme është të tregojmë vetëkontroll e të ruajmë qetësinë, në vend që të ndjekim zemrën tonë të pabesë e të veprojmë sipas impulseve të papërsosura.
Si ta imitosh Jozefin në situatat që mund të hasësh?