THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ZANAFILLA 40-41
Jehovai çliron Jozefin
Jozefi vuajti si skllav dhe i burgosur për 13 vjet para se Jehovai ta çlironte. Në vend që të mbushej me vrer, Jozefi lejoi që ajo përvojë ta rafinonte. (Ps 105:17-19) E dinte se Jehovai nuk e kishte braktisur kurrë. Si bëri Jozefi më të mirën në atë situatë?
Punonte fort dhe ishte i besueshëm, prandaj Jehovai i bekoi përpjekjet e tij.—Zn 39:21, 22
Ishte zemërmirë me të tjerët në vend që të hakmerrej kundër atyre që e keqtrajtuan.—Zn 40:5-7
Si më ndihmon rasti i Jozefit t’u bëj ballë problemeve?
Si mund të nxjerr më të mirën nga situata ku gjendem derisa Jehovai të më çlirojë në Armagedon?