THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JAKOVI 3-5
Trego mençurinë që vjen nga Perëndia
Mençuria e Jehovait është praktike. Për shembull, mund të na ndihmojë të bëjmë paqe me bashkëbesimtarët. Nëse e kemi përvetësuar vërtet mençurinë që vjen nga Perëndia, kjo do të duket qartë nga sjella jonë.
PYET VETEN: «Cilat aspekte të mençurisë që vjen nga Perëndia kam treguar kohët e fundit? Si t’i shfaq më mirë disa prej tyre?»
E dëlirë
Paqësore
E arsyeshme
E gatshme të bindet
Plot mëshirë dhe fryte të mira
Nuk mban anë
Nuk është hipokrite