BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb18 nëntor f. 8
  • Bashkëpunoni për të predikuar në një territor shumëgjuhësh

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bashkëpunoni për të predikuar në një territor shumëgjuhësh
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Material i ngjashëm
  • Kur flasin një gjuhë tjetër
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Metoda për të predikuar lajmin e mirë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?—T’u dëshmojmë atyre që flasin gjuhë tjetër
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Të organizuar për t’i predikuar kujtdo
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
mwb18 nëntor f. 8

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Bashkëpunoni për të predikuar në një territor shumëgjuhësh

Një çift takojnë në shërbim një baba me të birin, të cilët flasin një gjuhë të huaj

Kur njerëzit e dëgjojnë mesazhin për Mbretërinë në gjuhën amtare, shpesh janë më të prirur drejt tij. Ndoshta kjo ishte arsyeja pse në festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., Jehovai bëri të mundur që ‘judenj të ardhur nga të gjitha kombet nën qiell, njerëz plot nderim për Perëndinë’, ta dëgjonin lajmin e mirë në ‘gjuhën e tyre’, megjithëse mund të dinin një gjuhë të përbashkët, si hebraishten ose greqishten. (Ve 2:5, 8) Sot, në zona ku fliten shumë gjuhë, kongregacionet që mbajnë mbledhje në gjuhë të ndryshme mund ta kenë territorin në të njëjtën lagje. Si mund të bashkëpunojnë lajmëtarët e këtyre kongregacioneve që t’u japin dëshmi të gjithëve, por nga ana tjetër të shmangin përpjekjet e dyfishta e të panevojshme që mund t’i acarojnë të zotët e shtëpive?

  • Një celular

    Këshillohuni (Pr 15:22): Mbikëqyrësit e shërbimit duhet të flasin me njëri-tjetrin dhe të gjejnë një mënyrë predikimi të lajmit të mirë që u përshtatet të gjitha kongregacioneve të përfshira. Nëse kongregacionet që predikojnë në gjuhë të tjera nuk kanë mjaftueshëm territor, ndoshta duan që të mos u predikoni shtëpive që janë në territorin e tyre. Megjithatë, në rast se nuk mund ta predikojnë rregullisht gjithë territorin sepse shtrihet në një zonë shumë të madhe, mbase preferojnë të predikoni në të gjitha shtëpitë, por t’i informoni nëse një banor i territorit të tyre shfaq interes. (od 99-100 ¶37) Ose mund të kërkojnë ndihmën e kongregacionit tuaj për të gjetur njerëzit që flasin gjuhën e kongregacionit të tyre dhe që këto adresa t’i kalohen territorit të tyre. (km 7/​12 5, kutia) Mos harroni se, në disa raste, në të njëjtën shtëpi mund të fliten më shumë se një gjuhë. Masat për predikimin e territorit duhet të respektojnë ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale.

  • Shtëpi në një territor

    Bashkëpunoni (Ef 4:16): Ndiqni me kujdes çdo udhëzim të mbikëqyrësit të shërbimit. A po drejton një studim biblik me dikë, gjuha e preferuar e të cilit është ndryshe nga gjuha e kongregacionit? Studenti mund të përparojë më shpejt nëse ia kalon studimin një kongregacioni ose grupi aty afër që flet gjuhën e tij.

  • Përzgjedhësi i gjuhës

    Përgatituni (Pr 15:28; 16:1): Nëse hasni në territor një zot shtëpie që flet një gjuhë të huaj, përpiquni sa të mundeni t’i jepni lajmin e mirë. Mund të përgatiteni duke u interesuar për gjuhët që mund të hasni në territor dhe duke shkarkuar më përpara përkthime të Biblës dhe video në pajisjet tuaja portative. Mund të përdorni edhe aplikacionin JW Language për të mësuar përshëndetje në disa gjuhë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo