BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb17 tetor f. 7
  • Jeto për të lëvduar Jehovain!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jeto për të lëvduar Jehovain!
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
  • Material i ngjashëm
  • Të mësojmë nga ilustrimi i talentave
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Gjej gëzim te privilegjet që ke sot
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Çfarë të shtyn t’i shërbesh Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Çfarë është ‘shkak ngazëllimi’ për ty?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
mwb17 tetor f. 7

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Jeto për të lëvduar Jehovain!

Jeta është dhuratë tejet e çmuar. Mënyra si e përdorim çdo ditë këtë dhuratë, tregon sa e vlerësojmë. Si Dëshmitarë të Jehovait përpiqemi që me talentet dhe aftësitë tona të nderojmë e të lëvdojmë Jehovain, Jetëdhënësin. (Ps 36:9; Zb 4:11) Gjithsesi, ankthet e përditshme të kësaj bote të ligë, mund t’i lënë në hije synimet që lidhen me adhurimin e Jehovait. (Mr 4:18, 19) Secili prej nesh bën mirë të pyesë veten: «A po i jap vërtet më të mirën Jehovait? (Ho 14:2) Si ndikon puna ose karriera te shërbimi im? Çfarë synimesh kam vënë? Si mund ta zgjeroj shërbimin?» Nëse dallon se ka vend për përmirësim, lutju Jehovait për ndihmë dhe bëj ndryshimet e nevojshme. S’ka pikë dyshimi se, nëse e lëvdon Jehovain çdo ditë, do të kesh një jetë shpërblyese e të lumtur!​—Ps 61:8.

Edgardo Franko në skenë; Edgardo Franko në shërbim

Kujt po ia jep talentet e tua?

SHIHNI VIDEON PËRDORINI TALENTET TUAJA PËR JEHOVAIN DHE PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Pse nuk është e mençur t’ia japësh talentet e tua botës së Satanait? (1Gjo 2:17)

  • Çfarë bekimesh marrin ata që i japin më të mirën Jehovait?

  • Në cilat forma të shërbimit të shenjtë mund të përdorësh vullnetarisht talentet dhe aftësitë e tua?

SUGJERIME PËR ADHURIMIN FAMILJAR:

  • Intervisto një lajmëtar që i shërben Jehovait prej vitesh, mbase në kohë të plotë. Çfarë sakrificash ka bërë për t’i dhënë Jehovait më të mirën? Si e ka bekuar Jehovai?

  • Shko te JW Broadcasting dhe shih INTERVISTA DHE PËRVOJA. Do të shikoni e do të dëgjoni shprehjet e gëzimit të mjaft vetave që kanë shpenzuar gjithë jetën në forma të ndryshme të shërbimit të shenjtë

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo