BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb17 prill f. 5
  • Ti mund ta inkurajosh një të krishterë joaktiv

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ti mund ta inkurajosh një të krishterë joaktiv
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
  • Material i ngjashëm
  • Mos harroni ata që janë joaktivë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • ‘Kthehu tek unë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Ndihmojini të kthehen pa vonesë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Ndihmojini delet që kanë humbur rrugën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
mwb17 prill f. 5

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Ti mund ta inkurajosh një të krishterë joaktiv

Një bari përpiqet të shpëtojë një dele të humbur

Çdo vit, shumë të krishterë joaktivë vijnë në Përkujtim. Ata filluan të vraponin në garën e jetës, por e kanë ngadalësuar ritmin për arsye të ndryshme, disa prej të cilave trajtohen në broshurën Kthehu te Jehovai! (He 12:1) Gjithsesi, joaktivët janë akoma të çmuar për Jehovain, i cili i ka blerë me gjakun e Birit të tij. (Ve 20:28; 1Pj 1:18, 19) Si mund t’i ndihmojmë të kthehen në kongregacion?

Pleqtë e kongregacionit përpiqen t’i gjejnë dhe t’i ndihmojnë të krishterët joaktivë, ashtu si bariu kërkon me ngulm një dele që është larguar nga kopeja. (Lu 15:4-7) Kjo pasqyron kujdesin e dashur të Jehovait. (Jr 23:3, 4) Të gjithë ne, jo vetëm pleqtë, mund t’i inkurajojmë të krishterët joaktivë. Përpjekjet tona për të treguar mirëdashje dhe empati janë të pëlqyeshme për Jehovain dhe mund të jenë vërtet shpërblyese. (Pr 19:17; Ve 20:35) Prandaj, mendo se kë mund të inkurajosh e mos vono!

Lora sheh nga dritarja, Ebi lutet, Ebi dhe Lora të përqafuara dhe pozojnë për të dalë në fotografi

SHIHNI VIDEON INKURAJO JOAKTIVËT DHE MË PAS SHQYRTONI PYETJET E MËPOSHTME:

  • Çfarë iniciative mori Ebi pasi takoi një Dëshmitare që nuk e njihte?

  • Pse duhet të flasim me pleqtë nëse po mendojmë të ndihmojmë dikë që është joaktiv?

  • Si u përgatit Ebi para se të vizitonte Lorën për herë të dytë?

  • Si tregoi Ebi këmbëngulje, durim dhe dashuri kur po përpiqej të inkurajonte Lorën?

  • Çfarë mund të mësojmë nga ilustrimi i Jezuit te Luka 15:8-10?

  • Çfarë bekimesh erdhën nga përpjekjet e të gjithëve për të ndihmuar Lorën?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo