BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb17 prill f. 2
  • Mikpritini me ngrohtësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mikpritini me ngrohtësi
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
  • Material i ngjashëm
  • Do të jepet një dëshmi e fuqishme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Të mirëpresim të ftuarit
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • T’i mirëpresim!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Si mund t’u vijmë në ndihmë të pranishmëve në Përkujtim?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
mwb17 prill f. 2

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Mikpritini me ngrohtësi

Kë të mikpresim me ngrohtësi? Këdo që vjen në mbledhjet tona të krishtere​—nga ata që vijnë për herë të parë deri tek ata që i njohim prej kohësh. (Ro 15:7; He 13:2) Mund të jetë një bashkëbesimtar nga një vend tjetër ose një i krishterë joaktiv që merr pjesë për herë të parë pas shumë vjetësh. Imagjino si do të ndiheshe ti në rrethana të tilla. A nuk do ta vlerësoje një përshëndetje të ngrohtë? (Mt 7:12) Prandaj, pse të mos përpiqesh edhe më shumë që të shkosh të takosh të tjerët në Sallën e Mbretërisë para dhe pas mbledhjes? Kjo sjell një atmosferë të ngrohtë e të dashur dhe e nderon Jehovain. (Mt 5:16) Kuptohet, ndoshta nuk është e mundur të flasësh me çdo të pranishëm. Megjithatë, të gjithë do të ndihen të mikpritur nëse secili bën pjesën e vet.a

Mikpritja e vërtetë nuk tregohet vetëm në raste të veçanta, si Përkujtimi, por gjithmonë. Kur ata që vijnë herët e para shohin dhe përjetojnë dashurinë e krishterë që tregojmë, mund të nxiten të lëvdojnë Perëndinë dhe të bashkohen me ne në adhurimin e pastër.​—Gjo 13:35.

a Parimet biblike tregojnë se nuk duhet t’i përshëndetim të përjashtuarit ose të vetëpërjashtuarit që mund të marrin pjesë në mbledhje.​—1Ko 5:11; 2Gjo 10.

Një vëlla mikpret ata që vijnë për herë të parë në Sallën e Mbretërisë

SUGJERIME SI T’I NDIHMOJMË ATA QË VIJNË PËR HERË TË PARË

  • Prezantohu dhe pyeti për emrin

  • Ftoji të ulen më ty

  • Ndihmoji me Biblën dhe librin e këngëve

  • Pas mbledhjes, ji i gatshëm t’u përgjigjesh pyetjeve që mund të kenë

  • Ofro një studim biblik kur është e përshtatshme

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo