BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb16 shtator f. 3
  • «Të ecim sipas ligjit të Jehovait»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Të ecim sipas ligjit të Jehovait»
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • Material i ngjashëm
  • Të kemi besim te fjala e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Le ta ndriçojë fjala e Perëndisë shtegun tonë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Sa e do Fjalën e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • «Oh, sa e dua ligjin tënd!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
mwb16 shtator f. 3

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | PSALMI 119

«Të ecim sipas ligjit të Jehovait»

Të ecim sipas ligjit të Jehovait do të thotë t’i nënshtrohemi me dëshirë drejtimit hyjnor. Në Bibël ka shumë shembuj të mirë të atyre që ndoqën ligjin e Jehovait dhe u mbështetën tek ai, siç bëri psalmisti.

Psalmisti po ecën me shkop

Vetëm po të ecim sipas ligjit të Perëndisë, do të kemi lumturi të vërtetë

119:1-8

Josiu po lexon një rrotull

Josiu tregoi siguri të plotë te drejtimi i Jehovait. E dinte se, për të qenë i lumtur dhe i suksesshëm, duhej të besonte te Jehovai me gjithë zemër

Fjala e Perëndisë na jep guximin e nevojshëm për të përballuar sprovat e jetës

119:33-40

Jeremia po lutet

Jeremia tregoi guxim dhe besim te Jehovai mes situatave të vështira. E mbajti jetën të thjeshtë dhe nuk hoqi dorë nga caktimi i tij

Njohuria e saktë e Fjalës së Perëndisë na jep siguri që të predikojmë

119:41-48

Pavli po i predikon guvernatorit Feliks

Pavli s’kishte frikë t’ia thoshte kujtdo mesazhin e Perëndisë. Kishte siguri të plotë te ndihma e Jehovait kur i predikoi me guxim guvernatorit Feliks

Psalmisti po ecën me shkop

Si mund të tregoj më shumë siguri kur u dëshmoj të tjerëve në ndonjërën nga këto rrethana?

  • Shkollë

  • Punë

  • Familje

  • Tjetër

Psalmi 119 është shkruar në mënyrë akrostike ose renditje alfabetike. Kjo mund të ketë shërbyer për ta mbajtur mend. Psalmi ka 22 strofa, secila me 8 vargje. Në një strofë, të gjitha vargjet fillojnë me të njëjtën shkronjë të alfabetit hebraik. Meqë alfabeti hebraik ka 22 shkronja, psalmi ka 176 vargje. Ai është psalmi më i gjatë i Biblës.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo