Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të ofrojmë librin Çfarë mëson vërtet Bibla?
Pse ka rëndësi? Libri Çfarë mëson vërtet Bibla? është një mjet kryesor në çantën e mjeteve tona mësimore. Mirëpo, para se ta përdorim librin që të studiojmë me dikë, duhet t’ia japim. Prandaj, të gjithë duhet të bëjmë përpjekje që të aftësohemi për të ofruar librin Çfarë mëson vërtet Bibla? (Prov. 22:29) Për këtë ka plot mënyra, ndaj lajmëtarët duhet të përdorin atë që u përshtatet më shumë.
Gjatë muajit provo këtë:
Gjatë adhurimit familjar praktikoni si të ofroni librin.
Kur je në shërbim, tregoju lajmëtarëve të tjerë çfarë ke ndër mend të thuash. (Prov. 27:17) Ndryshoje prezantimin nëse nuk është i efektshëm.