Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të stërvitim studentët e Biblës të zhvillojnë zakone të mira studimi
Pse ka rëndësi? Që të përparojnë drejt pjekurisë frymore, studentët e Biblës nuk duhet t’i ushqejnë mendjet dhe zemrat vetëm me mësimet themelore të Fjalës së Perëndisë. (Hebr. 5:12–6:1) Studimi kërkon përpjekje. Përfshin të lidhim informacionin e ri me atë që tashmë dimë dhe të dallojmë vlerën praktike të tij. (Prov. 2:1-6) Kur mësojnë t’i bëjnë vetë kërkimet, studentët e Biblës aftësohen që t’u përgjigjen pyetjeve biblike me anë të botimeve tona të krishtere. Përpjekjet e zellshme që bëjnë për të zbatuar çfarë mësojnë, do t’i ndihmojnë t’u rezistojnë sprovave që do të hasin si të krishterë.—Luka 6:47, 48.
Gjatë muajit provo këtë:
Në përfundim të një nëntitulli ose kapitulli, kërkoji studentit të bëjë një përmbledhje të shkurtër të asaj që mësoi. Nëse nuk ke një student, praktikohu duke bërë vetë një përmbledhje të shkurtër të një pjese nga Bibla ose të një paragrafi nga Kulla e Rojës. Në këtë mënyrë do të aftësohesh që të kuptosh më mirë atë që lexon.