Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 29 qershor 2015. Është përfshirë edhe java kur është programuar të trajtohet secila prej pikave në mënyrë që të mund të bëni kërkime çdo javë gjatë përgatitjes për në shkollë.
Çfarë nuk shkonte në mënyrën si i foli Mikala Davidit, dhe çfarë mësimi nxjerrin bashkëshortët nga kjo? (2 Sam. 6:20-23) [11 maj, w11 1/8 f. 12 p. 1]
Si reagoi profeti Natan kur Jehovai e korrigjoi që i tha Davidit të vazhdonte me projektin për ndërtimin e tempullit për Jehovain? (2 Sam. 7:2, 3) [11 maj, w12 15/2 f. 24 p. 6, 7]
Pse nuk i tha direkt Natani Davidit se kishte mëkatuar, por i bëri ilustrimin e dokumentuar te 2 Samuelit 12:1-7? Si na ndihmon ky tregim të jemi mësues më të mirë? [18 maj, w12 15/2 f. 24 p. 2, 3]
Si arriti Absalomi t’i mashtronte izraelitët dhe si mund të mbrohemi nga «Absalomët» e ditëve të sotme? (2 Sam. 15:6) [25 maj, w12 15/7 f. 13 p. 7]
Si i siguroi ndihmë Jehovai Davidit në kohë vështirësish dhe çfarë mësojmë nga kjo? (2 Sam. 17:27-29) [1 qersh., w08 15/9 f. 6 p. 15, 16]
Çfarë mësojmë nga shembulli i Davidit në marrëdhënien që kishte me një të huaj me emrin Itai? (2 Sam. 18:2) [1 qersh., w09 15/5 f. 27 p. 7]
Çfarë mësojnë të moshuarit në kongregacion nga shembulli i Barzilait? (2 Sam. 19:33-35) [8 qersh., w07 15/7 f. 15 p. 1, 2]
Si gjejnë siguri shërbëtorët e Jehovait sot te fjalët e Davidit për besnikërinë? (2 Sam. 22:26) [15 qersh., w10 1/6 f. 26 p. 6, 7]
Si tregoi Natani besnikëri ndaj Perëndisë dhe si ta shfaqim edhe ne këtë cilësi? (1 Mbret. 1:11-14) [22 qersh., w12 15/2 f. 25 p. 1, 4, 5]
Në cilat fusha të jetës mund të përdorë një shërbëtor i Perëndisë arsyetime të papërsosura për t’u bërë bisht urdhërimeve të tij, ashtu siç mund të ketë bërë Solomoni? (1 Mbret. 3:1) [29 qersh., w11 15/12 f. 10 p. 12-14]