Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në prill: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Maj dhe qershor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? ose një nga fletushkat: A do të dish të vërtetën? Si do të jetë e ardhmja? ose A do të kemi gjithmonë vuajtje? Korrik: një nga broshurat me 32 faqe Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur; Një lajm i mirë nga Perëndia ose Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë.
◼ Në programin e Mbledhjes së Shërbimit që do të mbahet javën para javës së kongresit, duhet të bëhen rregullime për të përsëritur këshillat dhe përkujtuesit nga shtojca e këtij numri të Shërbimi ynë i Mbretërisë. Një ose dy muaj pas kongresit tuaj, mund të përdoret pjesa e nevojave lokale për të rishikuar disa pika specifike të kongresit që lajmëtarët mendojnë se do t’i ndihmojnë në shërbim.