Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në janar dhe shkurt: broshura A u krijua jeta? Mars dhe prill: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!
◼ Titulli i fjalimit publik që do të mbajë mbikëqyrësi qarkor gjatë gjysmës së dytë të vitit të shërbimit 2015, do të jetë «Skena e kësaj bote po ndryshon».
◼ Kongregacionet në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të marrin masa që në rastin e Përkujtimit, më 3 prill 2015, simbolet të kalohen pas perëndimit të diellit, domethënë pas orës 19.10. Fjalimi mund të fillojë pak më herët. Çdo kongregacion duhet të përpiqet ta mbajë më vete Përkujtimin. Nëse disa kongregacione përdorin të njëjtën Sallë Mbretërie, ndoshta disa prej tyre mund të sigurojnë një ambient tjetër. Nëse në të njëjtën sallë mbahen dy Përkujtime, sugjerojmë që mes tyre të ketë një interval prej të paktën 40 minutash.