Një mjet i ri për kërkime
Miliona lajmëtarë në mbarë botën kanë nxjerrë dobi nga Treguesi i Botimeve Watch Tower për të bërë kërkime. Por, ngaqë është shumë i detajuar, ai ekziston vetëm në një numër të kufizuar gjuhësh. Prandaj, është përgatitur botimi Mjet kërkimesh në botimet e Dëshmitarëve të Jehovait në rreth 170 gjuhë. Referimet e botimeve në të janë marrë kryesisht nga viti 2000 e më pas. Mjet kërkimesh nuk është shtypur në gjuhët që tashmë kanë Treguesin, por është përfshirë në format elektronik te Biblioteka Watchtower dhe BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower. Mund të shkarkohet edhe si PDF nga siti jw.org/sq. (Shih te BOTIME > LIBRA DHE BROSHURA.)Botimi Mjet kërkimesh do të të ndihmojë të bësh kërkime për pyetje biblike, të gjesh informacione për gjërat personale dhe të përgatitesh për mbledhjet e kongregacionit e për adhurimin familjar.