Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të nëntorit
«Ju lutem, vini re këtë pyetje interesante. [Lexojmë pyetjen e parë në faqen e fundit të Kullës së Rojës të 1 nëntorit.] Si mendoni? [Lexojmë dy paragrafët nën atë pyetje dhe të paktën një nga shkrimet e përmendura.] A mund të kthehem njëherë tjetër që të shohim pse i bëri Jezui këto ringjallje dhe çfarë do të thotë kjo për ne?»
Kulla e Rojës 1 nëntor
«A keni menduar ndonjëherë pse ndodhin kaq shumë gjëra të tmerrshme? [Presim përgjigjen.] Bibla shpjegon arsyen te Zbulesa 12:9. [E lexojmë.] Por, vargu 12 na jep arsye për të shpresuar. [Lexojmë Zbulesën 12:12.] Ndikimi i keq i Satanait së shpejti do të zhduket. Ky artikull me titull ‘A duhet të kemi frikë nga Satanai?’ tregon si mund të mbrohemi nga ndikimi i tij tani dhe çfarë do t’i ndodhë Satanait në të ardhmen e afërt. Kjo revistë është për ju.»
Zgjohuni! nëntor
«Të gjithë duam të jemi të lumtur, por shumë njerëz sot nuk e gëzojnë jetën. Si mendoni se mund ta gjejmë lumturinë e vërtetë? [Presim përgjigjen.] Kam parë se Bibla na ndihmon për këtë. Për shembull, shikoni çfarë thotë ajo. [Lexojmë Hebrenjve 13:5.] Kjo revistë tregon nga Bibla katër sekrete si të arrijmë lumturinë e vërtetë.»